Raporti i ISHP: Shqipëria, një ndër popullsitë me shifër të lartë duhanpirës

Në raportin e fundit të publikuar nga Instituti i Shëndetit Publik, një shqiptari i kushton 87 milionë lekë pirja e duhanit për 40 vjet. Sipas raportit Shqipëria renditet si një nga popullsitë me shifër të lartë duhanpirës. Të dhënat janë vërtet interesante por shqetësuese pasi edhe ai që konsumon më pak duhan në një muaj harxhon të paktën 31 mijë lekë. Një person që konsumon tre paketa në ditë, në një vit paguan 2 milionë lekë vetëm për duhanin, ndërsa ai që konsumon vetëm gjysëm pakete në ditë, harxhon për 10 vjet 3.062.000 lekë. Të dhënat tregojnë se për 10 vjet, një duhanpirës që konumon vetëm gjysmën e paketës harxhon 3 milion e 62 mijë lekë, ndërsa ai që pi regullisht duhan dhe konsumon rreth 3 paketa në ditë paguan nga xhepi 21 milionë e 96 mijë lekë.

Comments are closed.