Raporti për ecurinë ekonomike, Bode: Shqipëria i rezistoi krizës financiare botërore

Ministri i Financave, Ridvan Bode duke folur në takimin me Bankën Botërore për raportin për ecurinë ekonomike, theksoi se vendi ynë i ka rezistuar krizës financiare botërore. Po ashtu në fjalën e tij, ministri u shpreh se është punuar për përmirësimin e klimës së biznesit, por ende mbetet shumë punë për t’u bërë në këtë drejtim. “Disa rezultate janë arritur të konstatohen lehtë. Ende mbetet për t’u bërë një punë mjaft e madhe në këtë drejtim. Përmirësimi i klimës së biznesit do të mbetet agjendë kryesore e politikbërjes së qeverisë edhe në të ardhmen. Jemi të inkurajuar që qeveria ka bërë dy aspekteve, uljen e nivelit të taksave dhe reduktimit të barrierave burokratike. Janë ulur taksat e drejtpërdrejta, nëpërmjet regjistrimit në “One stop shop”, janë reduktuar barrierat dhe janë mundësuar pakësimi i burokracive. Kjo ka bërë që ekonomia shqiptare gjatë periudhës së krizës të përballojë me sukses presionet e ardhura nga ekonomia globale. Qeverisja e vogël me përmasat më të ulta duhet të mbeten konstante për ekonominë tonë, rritja e eficencës do të mbetet prioritet i ardhshëm”, nënvizoi Bode. Ndër të tjera ministri i Financave theksoi se ky raport ka ofruar në mënyrë të suksesshme panoramë të plotë të kompleksit dhe sfidave. “E konsideroj me vlerë për vetë veçoritë që ai parqet. Veçoria e parë e këtij raporti ka të bëjë se një projekt i tillë i BB, që gëzojnë statusin e vendeve me mirëqenie të lartë nuk është fort i zakonshëm. Së dyti është me shumë interes për vendet si Shqipëria për t’u njohur me problematikat dhe sfidat e ekonomisë evropiane. Në konkluzionet e nxjerra na jep mundësi për të ballafaquar politikat e ndërmarra në këtë proces me eksperienca më të mira nga ekspertët e BB. E ndjejmë veten të inkurajuar në tërësinë e reformave të ndërmarra. Vlerat e këtij raporti dhe fokusi i opinionit që tërheq është shumë më i gjerë se kaq”, vlerësoi ministri.

 

Comments are closed.