Raul Bova pro martesës së gay-ve..?!

Vanity Fair në numrin aktual boton një peticion drejtuar Ministrisë për Shanset e Barabarta në Itali në të cilën kërkon që shteti të kujdeset në mënyrë të veçantë për çiftet gay. Një nga firmëtarët e këtij peticioni, që ka dalë edhe në kopertinën e revistës është aktori i njohur italian Raul Bova. Aktori thotë se martesa është një lidhje në të cilën njeriu zgjedh të rrijë me atë që do dhe se një gjë e tillë nuk ka pse u ndalohet edhe çifteve gay. Në intervistën e tij aktori tregon se ka dëgjuar për homoseksualitetin kur ishte adoleshent dhe kur miku i tij më i ngushtë i ka treguar se ai kishte interes për burrat dhe jo për vajzat. Kjo nuk më bëri aspak që të ndryshoj mendim dhe të tërhiqesha nga miku im edhe pse unë preferoja të rrija me vajza-ka thënë Bova për Vanity Fair. Aktori është pyetur nëse do të luante një rol gay nëse do të ofrohej një gjë e tillë dhe ai është përgjigjur se patjetër do ta bënte një gjë të tillë…

Comments are closed.