Reagon Rama: Çdo mars fjalime për ujëra e kanalizime

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka reaguar në Twitter, pas deklaratës së kryeministrit Berisha për grupin e punës për çështjen e ujit. “Çdo mars fjalime për ujërat e kanalizimet në prag të sezonit turistik, çdo verë më shumë ndërtime pa leje dhe gropa septike për turistët”, shprehet Rama në reagimin e tij. Më herët kryeministri Berisha, gjatë mbledhjes së Grupit të Punës për çështjet e ujit dhe kanalizimeve, tërhoqi vëmendjen se duhet të veprohet me shpejtësi dhe me përparësi absolute për përfundimin e procesit të kanalizimeve, të lidhjes së këtij sistemi me kolektorin dhe të lidhjes së kolektorit me Impiantin e përpunimit, veçanërisht në zonat turistike, që kanë edhe ngarkesën më të madhe në 3-4 muajt e verës.

 

Comments are closed.