Reese Witherspoon, shtatzënë me fëmijën e tretë

Aktorja Reese Witherspoon shpesh herë në shtyp ka shprehur dëshirën e saj për të pasur një fëmijë me bashkëshortin e dytë të saj. Dhe mesa duket ëndrra e saj është bërë realitet, pasi mësohet se Reese Witherspoon, është shtatzënë dhe pret të sjellë në jetë fëmijën e saj të tretë. Burimet nga të afërm të saj pohojnë se aktorja po pret një fëmijë nga bashkëshorti i dytë i saj, Jim Toth. Reese Witherspoon, e cila është në qendër të vëmendjes nga media për shkak të lajmit të shtatzënisë së saj është fotografuar me një fustan të gjerë ngjyrë blu, 11 ditë më parë gjatë pushimeve që po kalonte në Rio de Janeiro. Ndërkohë që po këto burime kanë pohuar se aktorja është në muajin e tretë të shtatzënisë por nuk ka asnjë plan për të bërë një deklarim zyrtar për mediat. 35-vjeçarja ndërkohë ka dy fëmijë, Ava, 12 vjeç dhe Deacon, tetë vjeç nga martesa e saj e parë me aktorin Ryan Phillippe. Ajo është martuar me 41-vjeçarin, Toth, vitin e kaluar pas divorcit me bashkëshortin e saj Phillippe. Ndërkohë që lajmin e shtatzënisë çifti ia ka treguar rrethit të afërm shoqëror, të cilët pohojnë se aktorja është tepër e lumtur.

Comments are closed.