Reforma Zgjedhore, Fule: Të përfundojë sa më shpejt

Komisioneri për Zgjerimin e Bashkimit Europian Stefan Fule,pas një takimi me ministren e Integrimit Majlinda Bregu në ditën e dytë të vizitës së saj në Bruksel, mirëpriti miratimin nga qeveria të Planit të Veprimit të rishikuar për plotësimin e rekomandimeve të shprehura nga Komisioni në opinionin për Shqipërinë. Ai theksoi se përmbyllja e reformës zgjedhore dhe asaj parlamentare duhet të përmbyllen sa më shpejt për t’u shënuar një progres sa më të madh për objektivin, marrjen e statusit të vendit kandidat. “Ministrja Bregu më siguroi që Shqipëria nuk do të humbë më kohë dhe do të çojë përpëra masat e nevojshme për të shënuar progres të konsiderueshëm në të gjitha fushat. Këto arritje duhet të përfshijnë përmbylljen sa më të shpejtë të reformës zgjedhore dhe të rishikimit të Rregullores së Kuvendit duke i hapur rrugë progresit edhe në fusha të tjera”, tha Fule pas takimit. Ai nënvizoi rëndësinë që ka kontributi i gjithë aktorëve në realizimin e reformave, vazhdimi i bashkëpunimit gjithpërfshirës dhe konstruktiv si dhe bashkëpunimi ndërmjet qeverisë dhe opozitës.

Comments are closed.