Regjistrimi i biznesit, Berisha: Të reduktohet me një hap

Kryeministri Berisha në mbledhjen e sotme të qeverisë ka folur për klimën e bizensit, ku deklaroi se qeveria që ai drejton do të bëjë dhe ka bërë gjithcka për përmirësimin e klimës së biznesit. Ndër të tjera në fjalën e tij kryeministri theksoi se në këtë kohë krize është me rëndësi jetike përmirësimi dhe konsolidimi i mëtejshëm i klimës për biznesit. Kryeministri Berisha gjithashtu kërkoi që të zbriten hapat që duhen për të regjistruar një biznes duke e çuar në 1 siç e ka edhe Zelanda e Re. “Në mbledhjen e fundit të Task-Forcës vendosëm që nga numri i hapave për regjistrimin e biznesit nga 5 të zbritej në 2. Zelanda e Re ka vetëm një hap, mbledhja tjetër do të aplikojë këtë model. Nuk ka pse një vend tjetër ta ketë me një dhe ne ta kemi me 2. Lejet e ndërtimit kanë qenë aq sa më mirë të mos i lexojmë, zbritet nga 390 ditë, në 35 ditë. Nga 24 procedura burokratike, mbeten të agreguara 5 procedura burokratike. Ne mbetemi për kohën e shkurtër pas Singaporit”, u shpreh ai. Kryeministri Berisha e cilësoi si të papranueshëm afatin prej 45 ditëve të vendosur për lidhjen e energjisë duke theksuar se Shqipëria do të ndjekë modelin e Gjermanisë e cila këtë afat e ka prej 17 ditësh.

Lejet e ndërtimit  

Gjithashtu kreu i qeverisë i është rikthyer sërish lejeve të ndërtimit duke theksuar se dhënia e lejeve do të zbritet nga 390 ditë në 35 ditë ndërsa nga 24 procedura burokratike do të mbeten vetëm 5 të tilla. “Kryetari i Bashkisë i kishte shndërruar në procesin më labirintik dhe të paimagjinueshëm lejet e ndërtimit. Shqipëria ishte në vendin e 188 në botë me rreth 400 ditë për të marrë leje ndërtimi, por shqiptarët ia dhanë përgjigjen në 8 Maj”, u shpreh ai.

Problemi i falimentimit

Ka një progres. E vërteta është se situata nuk ishte në atë nivel që mendohej, ka një progres në falimentimin. Janë dy çështje, është ngritur agjencia e falimentimit, nëse kjo agjenci duhet të transferohet në ministrinë e Financave, kjo duhet të ndodhë. Nëse ekzistojnë modelet që është e pavarur dhe kjo mund të vendoset. Lidhur me këtë ka një problem të dytë, duhet ti jepet zgjidhje sa më shpejtë, janë borzhet që kompanitë i kanë njëra-tjetrës, ky problem duhet të marrë zgjidhje ligjore jo shtetërore, shteti nuk ndërhyn mbi problemet e marrëdhënieve rinanciare mes kompanive proivate, por shteti krijon një mekanizësm i cili ka besimin dhe detyrën për të notifikuar borxhlinjtë dhe për tu prerë çdo mundësi marrje kredie. Për falimentimin duhet të marrim modelin nga Kanadaja që e ka kohën pothuajse sa 1/3 tonë, duhet të studiohen të gjitha procedurat dhe t’i shkurtojmë ato.

Comments are closed.