Rekord i regjisorit James Cameron. Rri tre orë në thellësinë e Gropës Mariane. Fotot

Pasi u kthye nga thellësia më e egër e oqeanit  James Cameron pëshpëriti se ai sapo ishte kthyer nga ferri. “Është shumë gjë e bukur të shikosh sërish dritën e diellit” tha ai. Shtoi se e donte shumë dritën e diellit. Cameron, që di pak nga bota e alienëve pasi bëri filmin e famshëm Avatar, tha se kur ai zbriti në këtë botë të çuditshme, të ftohtë, të errët shtatë milje poshtë, në pjesën perëndimore të Oqeanit Paqësor, atje ku vetëm dy burra kanë shkuar më parë, i premtoi vetëm një gjë vetes së tij: kur të dilte që andej do të pinte deri sa të dehej dhe të bëhej tapë. Edhe pse Cameron nuk e ka zakon të pijë. Ai  nuk e bëri këtë as herën e parë kur u zhyt në thellësitë ku humbi Titaniku. “Pati një moment në të cilin unë thjeshtë ndalova dhe mendova. Ja ku jam në pikën më të thellë në Tokë. E çfarë do të thotë kjo?”. Cameron pasi kaloi tre orë të mira në fund të Oqeanit, në gropën Mariane, rreth 7 milje në thellësinë ujore, u tha reporterëve: Thjeshtë shikova nga dritarja, në këtë thellësi, në këtë platformë të shkretuar hënore dhe nuk më mbetej gjë tjetër veç ta vlerësoja atë”. Ai tregon se analizoi në moment se ishte vetëm me aq shumë ujë mbi kokë. “Mbi çdo gjë ajo që të tremb është ndjenja e izolimit. Kupton papritur se je fare vetëm në një vend të largët të panjohur dhe të paeksploruar” tha Cameron. Ai u tha reporterëve se shpresonte të shikonte ndonjë formë jetese të panjohur më parë, ndoshta ndonjë krijesë të madhe nga ato që tregohen në rrëfime, por asgjë nga këto nuk kishte ndodhur. E shumta që ai kishte parë ishin disa forma peshqish me ngjyra të ndryshme dhe mjaft të vegjël. Por fundja e gjithë kjo është një mrekulli, ishte një udhëtim shkence dhe eksplorimi. Ai është personi i parë që arriti thellësinë e – 35,576 këmbëve thellësi, që prej vitit 1960. Ai kaloi tre ore atje poshtë në krahasim me 20 minutat që kaluan Don Walsh dhe Jacques Picard në vizitën e tyre të parë në gropën Mariane 52 vjet më parë. Por ishte gjithsesi më pak se ajo që kishin menduar në fillim: 6 orë në fund të thellësisë më të madhe në këtë Tokë.

Comments are closed.