Categories
Të ndryshme

Rëqebulli i rrallë i Ballkanit, gjurmë edhe në Shqipëri

Rëqebulli i Ballkanit është një nga llojet e faunës më të rrezikuar në Shqipëri dhe që prej vitit 2006.

PPNEA së bashku me partnerë ndërkombëtare nga Zvicra, Gjermania, Maqedonia dhe Norvegjia, ka ndërmarrë një program për studimin dhe ruajtjen e popullatës së tij (Programi për Rimëkëmbjen e Rrëqebullit të Ballkanit- www.catsg.org/balkanlynx).

Vlerësimet më të fundit të ekspertëve tregojnë se numri i Rrëqebujve në Shqipëri nuk i kalon 15-20 individë në total dhe si i tillë është klasifikuar lloj i kërcënuar në mënyrë kritike (CR-Lista e Kuqe, 2007).

Gjithsesi, nga kërkimet ndër vite me metoda bashkëkohore shkencore, deri më sot nuk ishte provuar prania e Rrëqebullit në gjendje të egër në Shqipëri dhe shenjat e prezencës së tij vinin kryesisht nga individë të vrarë dhe të ruajtur si trofe ose nga informacione të rastësishme të marra nga popullsia e zonave rurale.

Rrëqebulli është lloj plotësisht i mbrojtur dhe gjuetia e tij ndalohet rreptësisht në bazë të Ligjit për Mbrojtjen e Faunës së Egër (Nr. 10 006/2008) dhe Ligjit për Gjuetinë (Nr. 10 253/2010). Rrëqebulli ka patur një mbrojtje të plotë ligjore në vend që prej vitit 1969.