Reshjet e borës bllokojnë disa rrugë / Ja situata në të gjithë qarqet

Vijon në ditën e dytë situata problematike në vend si pasojë e rëshjeve të shiut dhe dëborës, në të gjithë territorin.

Të dhënat më të fundit flasin për një situatë deri diku me probleme në disa akse, ndërsa shumica e rrugëve nacionale janë të hapura.

Ministria e Mbrojtjes bëri me dije kalueshmërinë e rrugëve në qarqet malore të vendit deri në orën 16:00.

Akset problematike në 5 qarqe:

Qarku Shkodër

Aksi rrugor Shkodër-Theth është i bllokuar në Qafë Thore, pasi ka rreth 2.5 m dëbore.

Aksi rrugor Shkodër-Breg Lumi, tek “Mali i Shoshit” ka rreth 35 cm dëborë. Ky aks është i kalueshëm me zinxhirë vetëm nga mjete të larta.

Nuk ka energji elektrike në fshatrat Pult, Shosh, si rezultat i këputjes së linjave elektrike nga era e fortë.

Bashkia Fushë-Arrëz:

Segmenti i rrugës Bardhet-Iballë momentalisht vazhdon të jetë i bllokuar nga reshjet e mëdha dhe erërat e forta që grumbllojnë borën deri në 1.2 m trashesi.

Bashkia Malësi e Madhe:

Aksi rrugor Qafa e Bordolecit-Vermosh ka rreth 40 cm dëborë dhe kalimi i automjeteve bëhet me zinxhirë.

Të gjitha akset rrugore janë të kalueshme, ndërsa i pa kalueshëm është segmenti Bogë-Qafë Thore.

Qarku Kukës

Aktualisht Qarku i Kukësit vazhdon të jetë i përfshirë nga reshje të borës të shoqëruar me temperatura të ulëta e erëra të forta.

Lartësia e borës në Tunel-Kalimash 35 cm , Qafe Shllak 60 cm, Qafe Tobli 25 cm, Qafe Luzhë 15 cm e Valbonë 20 cm.

Rruga e Kombit e kalueshme pa zinxhirë. Punojnë 10 borëpastruese e 2 kamionçina. Lartësia e borës në Tunel-Kalimash 35 cm.

Janë aktivizuar në shkallë Qarku nga Firmat Kontraktore 32 mjete dhe 96 forca.

Aksi rrugor Ura e Zapodit –Shishtavec, Lapaj-Grykë-Çaj qarkullohet me zinxhirë.

Akse të bllokuara:

Akset rrugore që lidhin fshatrat Lojme, Zapod të NjA Zapod, Pistë, Spas, Çam të NjA Malzi Turaj, Breki të Nj A Topoja, Bashkia Kukës.

Aksi rrugor që lidhin fshatrat Dobrunë, Vlahën e Domaj të Bashkisë Has. Si pasojë e kushteve të vështira të motit nuk nuk është zhvilluar procesi mësimor sipas bashkive:

Bashkia Kukës:

Shkollat në territorin e Njësisë Admnistrative Shishtavec, Malzi, Kalisë e shkolla në fshatin Kolosjan.

Bashkia Has: Shkollat Golaj, Dobrunë, Vlahën, Letaj, Zgjeç e Gjinaj.

Bashkia Tropojë: Bytyq e Lekbibaj.

Qarku Dibër

Reshjet e dëborës në qendrat e qyteteve Peshkopi, Bulqizë (në rrugët e tyre ka prani të ngricave), vazhdojnë me intensitet të ulët deri mesatar, me prani dëbore rreth 10-12 cm, ndërsa në zonat rurale vazhdojnë reshjet e dëborës me intensitet mesatar dhe të lartë, ku ka prani dëbore rreth 15-30 cm.

E bllokuar është rruga rurale Peshkopi-Lurë, ku trashësia e dëborës arrin mbi 30 cm, por qarkullimi nga kjo njësi administrative bëhet nga aksi rrugor Lurë-Rrëshen.

Mirditë:

Sasia më e madhe e dëborës në rreth 20-50 cm, ka rënë në zonat e thella të bashkisë Mirditë, në lartësitë mbi 800 metër, ku ka dhe bllokime të rrugëve, konkretisht:

Në njësinë administrative Fan, në fshatrat Thirrë, Dardhë, Xhuxhë, Lari, Hebe.

Në njësinë administrative Orosh, në fshatrat Lajthizë, Ndërshen, Nënshejt, Gryg Orosh, Bulshar.

Qarku Elbasan:

Aksi Librazhd Stebleve i bllokuar ne segmentin K/Lunikut-Stebleve ku trashësia e deborës në Fushë Studen arrin deri në 40 cm. Për pasoje fshatrat e Njësisë Administrative Stebleve, Bashkia Librazhd janë të bllokuar.

Aksi Rrugor rural, K/LabinotFushë-Shmil paraqet vështirësi qarkullimi në segmentin Qafë Renas-Shmil, ku për pasojë në Njësinë Administrative L.Mal nuk është zhvilluar procesi mësimor për shkak të moslëvizjes së mjeteve. Për këtë është njoftuar Bashkia Elbasan e cila po punon për normalizimin e situatës.

Qarku Korçë:

Në disa zona malore trashësia e borës ka aritur rreth 25 cm, si në Voskopojë, Miras, Lekas.

Në Kulat e Gjergjevicës, Dardhë, Arrëzë,Velçan, Trebinjë, trashësia ka aritur deri rreth 50-60 cm.

Kjo situatë pritet të vazhdojë deri në ditën e para të muajit mars, ku sipas parashikimeve do të ketë rritje të ndjeshme të temperaturave. /k.k/noa.al/

Similar Posts