Revolucioni i Audi A3

Arkitekturë krejtësisht e re dhe  dimension ndryshe nga i pari, Audi A3 vjen me një pamje magjepsëse. Ajo është një veturë revolucionare, sepse është makina e parë e grupit Volkswagen, që është realizuar në arkitekturën komplete Mqb, dhe që është e destinuar t’i dhurojë jetë më shumë se 60 modeleve. Është e gjatë katër metra e 24 centimetra, me një dizenjo akoma edhe më sportive nga makina aktuale, dhe është e pajisur me një bagazh më të madh. Jo vetëm dizenjoja është fantastike, por edhe pesha reale ka rënë në 80 kg, kjo fal angazhimit të lartë të forcës dhe rezistencës së çelikut dhe aluminit, tashmë ajo peshon vetëm 1.175 kg. Në pranverë, kur është parashikuar edhe publikimi, do të jetë e disponueshme me një motor turbodiesel dhe dy turbo me benzinë, me një gamë të energjisë mes 122 e 180 Cv. Sipas krijuesve, diezel mund të konsumonte të paktën 3,8 litra karburantë për 100 km.