Rexhepi: Kosova, plan operativ për pengimin e zgjedhjeve serbe

Policia e Kosovës nuk do të lejojë hyrjen e personave të paautorizuar dhe materialeve zgjedhore. Kështu ka deklaruar për RTK-në, ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi. Ai deklaroi se Policia e Kosovës është duke përgatitur planin operativ për të penguar organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve lokale serbe në territorin e Republikës së Kosovës. Rexhepi tha se do të ftohen edhe EULEX-i, edhe KFOR-i që të ndihmojnë realizimin e këtij plani, pasi me organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve lokale serbe, situata mund të tensionohet. “Derisa Serbia pretendon se do të mbajë zgjedhjet, atëherë ne si institucione të Kosovës duhet të jemi të gatshëm të reagojmë, jo vetëm ditën e zgjedhjeve. Duhet të shfrytëzojmë të gjitha mjetet demokratike… do të ndalojmë hyrjet e personave të paautorizuar në kufij dhe materialeve që kanë të bëjnë me zgjedhjet”, ka thënë Rexhepi.

 

Comments are closed.