Rihanna feston ditëlindjen e gjyshes

Nga fotot e publikuar në internet ku Rihanna shfaqet pranë gjyshërve të saj, kuptohet lehtë që këngëtarja nuk është e vetmja rrepiste në familje. Rihanna ka përzgjedhur të kalojë disa momente të këndshme me familjarët e saj dhe ka qenë e pranishme në ditëlindjen e gjyshes. Pas festimit janë shfaqur edhe fotot e para, ku Rihanna është përkrah gjyshërve të saj.

Ndërkohë që në një tjetër foto, gjyshja e saj shfaqet e veshur si një basketbolliste me kapele rrepisti në kokë, syze dielli dhe pozon për kamerën. Gëzimi i Rihannës duket që ka qenë i pamasë dhe menjëherë pas mbarimit të festës ajo ka postuar fotot e saj familjare në faqen e saj në Twitter.

Comments are closed.