Rihanna flirt sekret me Kutcher

Nëse lajmi i historisë së re të dashurisë së Rihanna me Ashton Kutcher, do të jetë i vërtetë, atëherë ky mund të konsiderohet si çifti më i famshëm hollivudian. Mediat e huaja shkruajnë se mes Rihannës dhe ish të dashurit të Demi Moore, Ashton Kutcher ka shpërthyer një dashuri e re. Ky lajm është përhapur nisur nga fakti se Rihanna është parë të dalë natën nga shtëpia e aktorit amerikan.

Katër orë pasioni?

Sipas një sajti të huaj, Rihanna ka darkuar në një restorant luksoz italian në Santa Monica dhe së bashku me truprojën e saj ka shkuar në vilën e aktorit, i cili para pak kohësh është ndarë nga aktorja Demi Moore. Media e huaj informon gjithashtu se Rihanna ka dalë nga vila e aktorit në mesnatë, ndërkohë që shtrohet pyetja se çfarë ka ndodhur gjatë kësaj kohe mes dy personave. Gjithsesi në shkrime të ndryshme komentohet me ironi se do të dukej çuditshëm që të kenë lexuar një libër apo të kenë diskutuar për verërat franceze. Rihanna u ka treguar shoqeve të saj se ai është gazmor dhe i këndshëm. Një burim i afërt me këngëtaren ka treguar se të dy janë tepër të zënë për të mendur për diçka serioze.

Comments are closed.