Rihanna rikthehet me flokët e zinj

Kohët e fundit Rihanna ka ndryshuar jo vetëm modelin e flokëve, por edhe ngjyrën e tyre. Jemi mësuar të shohim një Rihannë me flokë bionde, të kuqe, por kishim kohë që këngëtaren nuk e shihnim me flokë të errët. Tashmë Rihanna ka vendosur t’i rikthehet kohëve të shkuara, me flokët e saj të errët. Në faqen e saj të Twitter, këngëtarja ka publikuar foton më të fundit ku shfaqet me flokë të errët të zinj. Ajo tregon për fansat e saj në Twitter se e kishte humbur këtë model, por iu rikthye sërish. Këngëtarja ka eksperimentuar me flokët e saj të gjitha ngjyrat dhe modelet, ajo është shfaqur me flokë të gjatë të drejtë, me kaçurela, me flokë me ngjyrë të kuqe, kafe të errët, bionde dhe së fundmi i rikthehet kohëve të shkuara me flokët e errët të zinj.

Comments are closed.