Rihanna rregullohet gjysmë e zhveshur

 

Ditët e fundit i ka kaluar duke u qetësuar në pishinë dhe tashmë Rihanna është gati t’i kthehet punës. Këngëtarja nga Barbados ka postuar një foto në Twitter që tregon se si bëhet gati për koncertin në Atlanta.  Sigurisht që kjo foto tregon 25-vjeçaren gjysmë të zhveshur për kënaqësinë e fansave të saj. Rihanna kohët e fundit ka pasur probleme me laringitin dhe ka anuluar disa nga koncertet e turit botëror Diamonds. Zëra të tjerë thonë se në fakt këngëtarja po pret një fëmijë nga Chris Brown dhe kjo është arsyeja e vërtetë e shtyrjes së datave.