Rikthehet elegante dhe rrezatuese Mel B

I është rikthyer jetës së saj artistike, ish pjesëtarja e grupit të famshëm muzikor “Spice Girl”, Mel B. E veshur me një fustan të mrekullueshëm, ajo është shfaqur para kamerave dhe aparateve fotografik e lumtur dhe e gëzuar për këtë rikthim në skenën muzikore. Në fakt para disa ditësh ajo ka pranuar në një revistë se ka arritur të dobësohet dhe të kthehet në format e mëparshme trupore, njësoj si në moshën 13 vjeçare. Por këtë radhë ajo ka bërë figurë magjepsëse në tapetin e kuq, sigurisht që dhe fustani i zi i ka dhuruar bukurinë. 36-vjeçarja është rikthyer për të kënduar në një koncert në Gotham Hall në New York City. Ajo ka qenë e shoqëruar në krah nga bashkëshorti i saj, Stephen Belafonte. Veshjen e saj, këngëtarja e ka zbukuruar me vathë të mëdhenj dhe byrzylykë me të njëjtin material dhe madhësi gjithashtu. Trupi i saj dukej perfekt, nisur edhe nga fakti se këngëtarja para 6 mujash ka sjellë në jetë vogëlushen e saj Madison.

Comments are closed.