Rikthehet reshjet e dëborës në vend

Reshjet e dëborës janë rikthyer në zonën verilindore të vendit, por nuk kanë shkaktuar ndonjë shqetësim për banorët. Shqetësimi kryesor është në akset rrugore të vendit, ku dhe janë krijuar shtresa akulli si rrjedhojë e uljes së ndjeshme të temperaturave. Sakaq, vetëm në disa prej akseve rrugore si Kukës -Qafë Prush, Kukës – Krumë, Krumë – Bajram Curri, Bajram Curri – Qafë Mali përdorimi i zinxhirëve është i domosdoshëm, ndërsa të gjitha akset rrugore të zonës verilindore janë të kalueshme. Ndërkohë, nga firmat që kanë marrë me koncesion mirëmbajtjen e akseve rrugore janë vënë në gatishmëri mjetet borëpastruese, nëse reshjet e dëborës për të mbajtur hapur akset kryesore rrugore.

Lexoni edhe: