Tech

Risia, disa javë bateri me një karikim të vetëm

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

bateriaShkencëtarët në Universitetit Vanderbilt në Nashville, SHBA kanë zhvilluar një kondensator të bërë nga silici. Kondensatori prej silici mund të ndërtohet brenda një qarku, i cili mund t’iu japë celularëve disa javë jetëgjatësi me një karikim të vetëm.

Botuar në Raportet Shkencore, kondensatori i parë prej silici ruan energjinë me mbledhjen e joneve në sipërfaqen e materialit poroz. Ndryshe nga bateritë, të cilat punojnë me anë të reaksioneve kimike, kondensatori prej silici mund të karikohet brenda pak minutave dhe zgjat më shumë. Silici kishte qenë konsideruar si i papërshtatshëm për kondensatorët, për shkak të mënyrës se si reagojnë me elektrolitet që formojnë jonet për ruajtjen e energjisë.

“Nëse ju pyesni ekspertët se si mund të bëni një kondensator nga silici, ata do të thonë se kjo është një ide e çmendur,” tha profesori Pint Cary, i cili kryesoi ekipin e zhvillimit në Vanderbilt. “Por ne kemi gjetur një mënyrë të lehtë për ta bërë atë.” Ekipi i Pint ka veshur silicin me karbon dhe kjo ka stabilizuar sipërfaqen e silicit, duke e bërë atë të përsosur për ruajtjen e energjisë.

“Të gjitha gjërat që na përcaktojnë në një mjedis modern kërkojnë energji elektrike”, tha Pint. “Sa më shumë që ne mund të integrojmë ruajtjen e energjisë në materialet ekzistuese dhe pajisjet, më kompakte dhe efikase ata do të bëhen.”

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

Comment here