Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka vendosur të kthehet përsëri në Kosovë. Këtë herë Rita nuk do të shkojë në Kosovë për ndonjë projekt muzikor, por për një mision bamirësie. Ajo ka deklaruar së fundmi se po planifikon që të kthehet përsëri në Kosovë, pas vizitës së fundmit, që rezultoi me realizimin e videoklipit “Shine Ya Light”. Kësaj radhe qëllimet e Ritës janë bamirësie, pasi ajo dëshiron që t’i ndihmojë fëmijët. “Kam shumë plane. Jam duke punuar me UNICEF-in. Dua t’u jap fëmijëve hapësira ku mund të luajnë e jo të sillen rrugëve. Babai më ka thënë: “Je e vetëdijshme se çfarë aftësie ke tani, se mund ta ndihmosh kombin?” Ai u ul dhe më foli në lidhje me këtë për orë të tëra”, – është shprehur Rita Ora. Ylli botëror ka thënë se me këtë aktivitet ajo nuk synon të ndryshojë botën, por të kontribuojë sadopak në përmirësimin e saj. “Me të vërtetë, e kam marrë rolin tim seriozisht. Dua të ngre vetëdijen dhe të investoj në shtëpi për fëmijët, që mund të menaxhohen nga anëtarët e familjes. Asgjë nuk është finalizuar ende, por e kemi idealizuar. Do të ecim ngadalë, por të sigurt. Unë jam vetëm një këngëtare, nuk po mundohem që të shpëtoj botën apo diçka të tillë, por vetëm dua t’i ndihmoj njerëzit”, – ka thënë Rita për një revistë britanike. Rita është lindur në Kosovë, por është rritur në Britani, prej ku ajo është shndërruar në një prej këngëtareve më të njohura ndërkombëtarisht.

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *