Robben mund të largohet nga Bayerni

Futbollisti i Bayern Munich, Arjen Robben, ka pranuar se ai është duke e menduar të ardhmen e tij me klubin, në mes të kritikave për paraqitjet e tij. Mesfushori po kalon kohë të vështira me klubin gjerman, por tregoi një formë të shkëlqyeshme me Holandën duke shënuar dy gola në fitoren 3-2 ndaj Anglisë. “Në Gjermani aktualisht nuk ka një situatë ideale. Sigurisht unë po i analizoj me kokë mundësitë që ekzistojnë për t’u larguar”, ka thënë sulmuesi. Holandezi edhe një herë ka dhënë shenja pakënaqësie ndaj trajnerit Juypp Heynckes duke lavdëruar trajnerin e Holandës, Bert Van Marëijk, dhe ka porositur shokët e tij të bëhen gati të shohin DVD-në e ndeshjes së Holandës ndaj Anglisë. “Është mrekulli të punosh me një trajner i cili u jep vetëbesim lojtarëve të tij dhe i lejon ata të punojnë në paqe. Nuk e di nëse ata në Munich e kanë parë ndeshjen tonë, por do ta marr DVD-në me veti”, ka shtuar Robben.

Comments are closed.