Robbie Williams, do të bëhet baba për herë të parë

Këngëtari i ish grupit muzikor “Take That”, Robbie Williams ka treguar sekretin e jetës së tij private, duke u shprehur se shumë shpejt do të bëhet baba. Robbie e ka postuar këtë lajm të bukur në website e tij, ku ka deklaruar se bashkëshortja e tij 32 vjeçarja, Ayda Field është shtatzënë. “Hej miq. Unë kam mbajtur një sekret me të gjithë ju. Së shpejti unë dhe Ayda do të bëhemi babi dhe mama këtë vit”, shkruan ai në internet. Ndër të tjera ai shprehet tepër i gëzuar për këtë lajm të bukur dhe shpreh padurimin e tij për ardhjen në jetë të fëmijës.