Romney fitues në 5 shtete, pritet përballja e tij me Obamën

Mitt Romney ka fituar zgjedhjet për kandidatin republikan, që janë zhvilluar në atë që u quajt e “Marta e Madhe” në disa shtete, mes të cilave edhe Ohio. Ashtu siç pritej, Romney ka fituar edhe në Massachusets, Idaho, Vermont dhe Virginia. Në Ohio, Romney mori 38% të votave, duke lënë pas Santorum me 37%, Gringrich 15% dhe Paul me 9%. Rick Santorum fitoi në tre shtete, Neët Gringrich mori më shumë vota në vendlindjen e tij, Georgia, ndërsa Ron Paul në Alaska. Pas një maratone votimi në 10 shtete, Romney u shpreh i bindur se do ta merrte postin e kandidatit. Ohio është shumë i rëndësishëm sepse asnjë pretendent amerikan nuk ka shkuar në Shtëpinë e Bardhë pa korrur fitore aty. Pas të “Martës së Madhe” ku u votua në 10 shtete, Mitt Romney vazhdon të mbajë vendin e parë në garën e republikanëve dhe pritet që në nëntor të jetë përballë Barack Obamës si rival për postin e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Comments are closed.