Ronaldo një makineri golash te Real Madrid. 196 gola në 192 ndeshje

 

Kristiano Ronaldo është me të vërtetë një fabrikë golash. Futbollisti portugez nuk ndalet së shënuari dhe këtë e ka konfirmuar edhe ndaj Athletiko Bilbaos, ku realizoi dy gola.

Aktualisht, ylli portugez ka arritur në kuotën e 196 golave me fanellën e Real Madridit nga 192 ndeshje të zhvilluara, që i bie pak më shumë se një gol për ndeshje, një statistikë e jashtëzakonshme kjo që shumë futbollistë të tjerë do ta kishin zili. 28 vjeçarit i nevojiten vetëm katër gola, për ta arritur kuotën e 200 golave me fanellen “Los Blankos”, duke hyrë në listën e golashënuesve më të mirë në histori të klubit Merngues. Aktualisht, Ylli portugez është në vendin e gjashtë për sa i përket golashënuesve më të mirë të Madrilenëve. Ai është shumë pranë arritjes së vendit të pestë, të cilin e mban Hugo Sançez me 208 gola, ndërsa legjendat Alfredo Di Stefano me 308 dhe Raul Gonzales me 323 gola, duket të jenë më larg për t’u arritur por nëse Ronaldo do të qëndrojë të kryeqytetasit dhe do të vazhdojë të shënojë me këtë intensitet, atëherë asgjë nuk është e pamundur për Yllin portugez. Këtë sezon, Ronaldo ka shënuar 50 gola nga 48 ndeshje, një shifër e lartë kjo që ka vënë në rrezik edhe rivalitetin me argjentinasin, Lionel Mesi. Këtë vit Ronaldo është më shumë pranë yllit katalanas ndërsa pretendon që të vazhdojë konkurrencën me të deri në fund të sezonit, pse jo të mundohet që të fitojë çdo duel me argjentinasin. Shenjat e para kanë filluar që në fitimin e El Klasikove nga ana e Ronaldos që këtë vit ka si qëllim fitimin e Chempions Ligës, që do ti garantonte pastaj edhe “Topin e Artë”.