Shëndet

Rozmarina, ilaçi i kujtesës

Shekspiri ka pasur të drejtë kur ka thënë se rozmarina (rosmarinus officinalis) ndikon në përmirësimin e kujtesës pasi keshtu kanë ardhur në përfundim edhe hulumtuesit së fundi.

Ata kanë zbuluar se vaji esencial nga barishtet paraprakisht njerëzve iu mundëson një kthjellje të trurit dhe mbajtje në mend, si kohën e marrjes se medikamenteve mos harrimin e shkruarjes së ndonjë kartoline për datëlindje etj. Në një seri testesh të bëra vajit esencial të lules rozmarinë kanë gjetur se konsumimi i këtij vaji rrit shanset për të kujtuar gjerat që mund ti bëni në të ardhmen. Kjo përqindje shkon madje në 67-75 për qind të atyre që konsumojnë këtë vaj në krahasim me ata që janë refuzues ndaj këtij vaji.

Studime  tjera për këtë lami kanë zbuluar se konsumimi i këtij vaji rrit vigjilencën dhe kujtesën afatgjatë. Studimin në fjalë e kanë bërë një grup i psikologëve nga Universiteti Northumbria në qytetin Newcastle në Britani të Madhe duke testuar efektet e vajrave esenciale rozmarina. Udhëheqësi i këtij studimi, Dr. Mark Moss, i cili gjetjet e tij dhe ekipit të tij i ka publikuar në Konferencën e Shoqërisë Britanike të Psikologëve në Horragate tha se hetimet shkencore kanë bërë arritje të madhe në zbulimit e këtij detaji të çmueshëm në problematikën e harresës tek njerëzit në përgjithësi. Se lulja rozmarinë ka qenë prej kohës e lidhur me kujtesën tregon edhe kjo referencë e marrë nga letrat e gjetura tek vepra e Hamletit ku Ophelia deklaron se: “Kjo rozmarinë është për përkujtim“.

Në ditët e sotme, çaji nga “lulja e kujtimit” përdoret si një qetësues, për dhimbje të kokës dhe problemeve të tretjes. Kurse më këtë studim vetëm sa forcohet mendimi se rozmarina rrit kujtesën afatgjatë dhe aritmetikën mendore.

Lexoni gjithashtu: Rozmarina ngroh enët e gjakut, si ta përdorni në kohën e ftohtë

Lexoni edhe: