Këngëtarja Dafina Zeqiri është artistja e cila së fundi ia ka mësyrë tregut të huaj.

Projekti “Told Ya” është ai të cilin Dafina e dedikoi për tregun e huaj, shkruan lajmi.net.

Këto ditë, Dafina lansoi edhe albumin e saj “King” i cili përfshinë të gjitha këngët në gjuhën angleze.

Pas intervistës për prestigjiozen “Harper Bazaar” ku foli më shumë rreth albumit të saj, Dafina dha një intervistë edhe për “TMI”.

Në një intervistë më ndryshe prej herave të tjera, Dafina rrëfeu për vështirësitë që ka hasur për të arritur këtu ku është tani.

Meqenëse këngëtarja që herët kur filloi të merret me muzikë nuk kishte para që të përballonte shpenzimet e studios ajo në një mënyrë u detyrua që vetë të krijonte melodi  pa asnjë instrument, por që në fund ajo tregon se ia vlejti barra qiranë.

Ajo la pas karrierën që ndërtoi në Kosovë dhe vazhdoi jetën e re në Amerikë për të ndjekur ëndrrën e saj në tregun ndërkombëtar.

Këngëtarja ka filluar të jetë e pranishme edhe me performanca në Amerikë, këto ditë po bën promovimin e albumit ‘King’.