Rrëfehet Mourinho: Në 10 vjet asnjë si unë, armiqtë nevojiten për të dhënë maksimumin

– Jose Mourinho, si ndjeheni tek Madrid?

Shumë mirë. Jemi në krye të Liga, kemi mundësi të shkëlqyera për të hyrë në gjysmëfinale të Champions. Çdo gjë shkon shumë mirë.

-Madje edhe kritikat nuk mjaftojnë.

Jemi ambientuar, në botën e sportit kritikohesh nëse thua të bardhë ose thua të zezë, nëse flet pas një ndeshje ose nëse hesht. Çdo herë ndjehem i humbur sepse nuk e di se çfarë drejtimi duhet të marrë, jam gjithnjë i kritikuar në çdo rast.

-Jeni ambientuar?

Po, është puna ime, edhe ndonjëherë nuk jam i sigurt nëse jam i respektuar.

-Kush në fakt ju respekton?

 Sigurisht lojtarët e mi. Sigurisht fëmijët e mi dhe familja ime.

-Si fitohet respekti nga ana e lojtarëve?

Lojtarët janë persona që kanë gjithçka. Kanë status. Janë inteligjentë. Studiojnë. E dinë se çfarë është një trajner i përgatitur. E dinë se kush është një trajner i sinqertë. Mendoj se mënyra për të fituar respektin e tyre është mbi të gjitha respekti i tyre. Dhe unë respektoj lojtarët më shumë se çdo gjë tjetër në lidhje me sportin.

-Ju keni qenë trajner në vende të ndryshme. Si e keni transmetuar kulturën tuaj fituese në kulturën e vendeve të ndryshme?

Para së gjithash nevojitesh të jesh me fat.

-Dhe ju ndjeheni një njeri me fat?

Shumë me fat. Kam pasur mundësinë të punojë me persona fantastikë.

-Le të flasim për skuadrat e tua.

Unë besoj se nuk mund të ndryshojë komplet personaliteti i njerëzve. Kur hyn në një skuadër, përpiqesh të nxjerrësh në pah më të mirën e personavme me të cilët punon. Kur merr një lojtar të ri mundohesh të mbledhësh inforamcione për të, për të, për personalitetin e tij, karakterin dhe duhet të jesh me fat gjithashtu.  Dhe do ta njohësh kur punoni bashkë.

-Dhe si janë njerëzit me të cilët keni punuar?

Fantastikë. Tek Chelsea gjysma e skuadrës ishte afrikane, dhe ishte diçka e veçantë: 12 lojtarë afrikanë që me 11 europianë krijuan një grup fantastik. Tek Interi, kishte 7-8 lojtarë argjentinas, një familje e pabesueshme. Nuk e kam dëgjuar, por kurrë nuk e kam dëgjuar një familje si ajo.

-Mesa duket atij grupi i mungoni ende…..

Dhe ata më mungojnë mua.

 -Si krijohet një grup fitues?

Gjëja më e rëndësishme është komunikimi mes tyre në gjuhën lokale, spanjishte në Spanjë, anglisht në Angli, sepse nuk mund të përdorësh një tjetër gjuhë. Në të njëjtën kohë mendoj se është e mirë përzgjedhja e gjuhëve të ndryshme për bashkëbisedim privat me lojtarët. Kur je tek për tek me ta dhe jo me grupin, mund të komunikosh me ta në gjuhën e tyre, kjo është tepër e rëndësishme për të arritur krijimin e një marrëdhënie ndryshe.

-Ju ndjeheni fitues?

Unë jam fitues.

-Çfarë ju bën të ndjeheni special në krahasim me trajnerët e tjerë?

Mendoj se trajnerët janë të përqendruar tek fitoret e tyre, tek titujt, tek rezultatet. Kjo është ajo që bën historinë. Në dhjetë vitet e fundit asnjë nuk ka fituar më shumë tituj sesa unë, të jesh special është e gjitha kjo.

-Epiteti “Special One”, si ju duket?

Nuk më duket një epitet negativ, kështu që…..

-Çfarë ka speciale José Mourinho?

 Të qënit special në futboll do të thotë të fitosh. Njerëzit harrojnë humbësit. Këtë gjë e thosha sezonin e kaluar kur humbëm gjysmëfinalen me Barcelonën. Pas disa vitesh njerëzit nuk kujtojnë më se çfarë ka ndodhur, kujtojnë vetëm fituesin. Kështu nëse ti mund të fitosh, duhet të fitosh, dhe të fitosh sërish. Të fitosh gjithçka është e pamundur. Por nëse fiton rregullisht, atëherë kjo mbetet në histori.

-Si është krijuar një fitues?

Nuk e di. Mendoj se kam qenë këmbëngulës që në fëmijëri, gjithçka për mua ishte garë, edhe gjërat më të thjeshta. Dhe kur je në garë, dëshiron të fitosh. Mendoj se është diçka me të cilën kam lindur.

-Me kë ndjeheni në garë?

Sfidoj veten time, më tepër sesa sfidoj të tjerët. Gjithnjë kërkoj të fiksojë objektivat e vështira, mendoj të jem gjithnjë në garë me vetveten.

-“Ndjej zhumrën e armiqve”…nëse ju kujtohet kjo frazë?

Sigurisht.

-Ju keni nevojë të keni armiq për të dhënë maksimumin?

Është mirë. Nuk mendoj se është e ashpër, por është më mirë. Thjesht kur je në një moment suksesi dhe ke qëllimin për t’u qetësuar, nëse ndjenë zhurmën, nëse ndjenë që po përpiqen të përfitojnë nga momenti juaj i vështirësisë, kjo të ndihmon. Po preferoj të kem.

-Dhe keni shumë?

Kujdes, dëshiroj të saktësoj fjalën armik, nuk është një fjalë bashkëpunuese në jetën time, kur them armik i referohem sportit. Që në fëmijëri vendosemi në garë, dhe armiqtë e mi në atë moment janë miqtë e mi. Adrenalina është diçka për të cilën trupi yt ka nevojë, dhe për të evituar momentet e vështira, preferoj të ndjejë “zhurmën e armiqve”.

 

Comments are closed.