Rrëfehet nëna e Lady Gaga: Mendoja se ishte e çmendur

Nëna e këngëtares Lady Gaga, Cynthia Germanotta, në një intervistë televizive dhënë në programin e ri të Oprah Winfrey, ka rrëfyer “frikën”, për vajzën e saj. Gaga është e njohur për stilin dhe sjelljet e saj të jashtëzakonshme. Nëna e saj, ka rrëfyer në këtë intervistë shqetësimet lidhur me sjelljet e vajzës së saj. “Shkuam për të parë një nga performancat e saj të para. Lady Gaga doli për të kënduar vetëm me bikini dhe nuk ishte vetëm kaq. Atë natë dogji edhe flokët. Disa persona u larguan sepse nuk i pëlqeu kjo gjë, por të tjerë qëndruan dhe mendonin se ajo që shikonin ishte fantastike. Ndërsa ne si prindër menduam se vajza jonë ishte e çmendur”, theksoi Cynthia. Këngëtarja, emri real i të cilës është Stefani Germanotta, ka ftuar Oprah në shtëpinë e saj në Neë York për intervistë, për të cilën është shprehur se është e fundit për një kohë të gjatë. Ndërsa ajo është shprehur se ndonjëherë ka nevojë të largohet nga nëna e saj. “Procesi im krijues mund të konsiderohet i ekzagjeruar nga nëna e ime, dhe nisur nga kjo unë ndonjëherë kam nevojë të qëndroj e mbyllur vetëm dhe mund edhe të konsumojë pije alkoolike, ose çdo gjë tjetër”, shprehet këngëtarja e cila shton se prindërit e saj e kanë pranuar mënyrën e interpretimit. Në këtë drejtim Gaga thekson se prindërit i japin edhe disa këshilla gjithashtu. Po ashtu në këtë intervistë, Oprah ka pyetur nënën e Gaga, Cynthia nëse i pëlqen të gjitha interpretimet e vajzës së saj. “Ka vetëm një gjë që unë nuk e pëlqej me të vërtetë, dhe ajo e di se çfarë është”, shprehet ajo. Në këtë drejtim, Gaga shton: Ajo nuk pëlqen kur unë betohem. Këngëtarja gjithashtu thekson se dëshiron të ruajë privatësinë e saj për jetën dhe nuk tregon për lidhjet intime. “Unë preferoj vetëm të them se jam e lumtur, kjo është gjithçka që unë them. Jam e lumtur”, shprehet Gaga.