Rregullat për të konservuar frutat në verë

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

Mjekët dhe ekspertët nuk bëjnë gjë tjetër, veçse e përsërisin që antibiotiku kundër temperaturave të larta janë frutat dhe perimet, të cilat duhet të konsumohen të paktën pesë herë në ditë. Por vapa e madhe shpejton pjekjen e frutave dhe konservimi i tyre mund të kthehet në një problem për të gjithë. Humbja e produkteve të freskëta në verë mund të shkoje edhe në 25 për qind. Kështu që mund të mbani parasysh një dekalog këshillash, me anë të të cilave mund të arrini të mbani të freskëta dhe gati për t’u konsumuar frutat dhe perimet e kësaj kohe.

1- bëni pazar shpesh dhe blini sasi të pakta frutash dhe perimesh

2- duhet t’i zgjidhni frutat që të jenë në shkallën e duhur të pjekjes, mos të jenë shumë të pjekura

3- duhet të verifikoni etiketën dhe të preferoni produktet e rajonit tuaj, të cilat garantojnë më shumë freski

4- preferoni frutën e sezonit, të cilat kanë kohën e tyre natyrale të pjekjes

5- parapëlqeni fruta të plota si p.sh shalqiri, pasi mund të konservohen edhe më gjatë

6- blini fruta dhe perime kur të hyni në shtëpi dhe mos e ekspozoni në diell, pasi kjo gjë shpejton pjekjen.

7- në makinën me kondicioner i vini frutat në sedilen e pasme, asnjëherë në bagazh

8- gjatë transportit mbani të ndara llojet e ndryshme të frutave dhe të perimeve

9- në shtëpi ndajeni frutën dhe perimen që do të konsumoni më shpejt nga ato që do të mbani më gjatë – të parën vendoseni në një vend të freskët dhe mbulojeni me copë, ndërsa tjetrën futeni në frigorifer.

10- fruta nuk lihet grumbull, por përhapet në mënyrë që të evitohet krijimi i njollave.

 

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin