Rreth romanit “Letra nga Spanja” të shkrimtarit dhe kulturologut Miho Gjini

Raportet midis brezave në rrëfimin vertikal dhe psiko-analitik të një prozatori

 

Hyqmet Hasko

Miho Gjini është një shkrimtar, poet, dramaturg, eseist dhe kulturolog i njohur, që vjen në letrat shqipe me një përvojë të begatë titujsh dhe veprash në gjini e zhanre të ndryshme estetike, duke filluar që nga vektori i disidencës deri tek ai i modernitetit, si një nga  tiparet  thelbësorë të artit të tij shkrimor. Ai është një nga emrat më të përveçëm, jo vetëm me të kaluarën  e tij, si një shkrimtar dhe kulturolog kundër rrymës, por dhe me të sotmen, në këtë moshë disi të thyer, por që ai e ka mbushur me produkitivet estetik, me shkrime e libra të shumtë, që kanë gjetur një rrezonancë të gjërë me shijet e lexuesit bashkëkohor.  Mjeshtri i Madh, Miho Gjini ka bërë kritikë teatri dhe teatër, kritikë letërsie dhe letërsi, autori i 13 librave, i disa dramave të vëna në skenë, njeriu i ditur i dikasterit të dekadave më parë të arsim-kulturës dhe regjisori i suksesshëm i disa vënieve në skenë. Miho Gjini është një emër me autoritet profesional i viteve ‘60 e ‘70 në punën e gjatë me trupa artistike në terren. Është njeriu që diktatura i rezervoi burgun, duke e konsideruar si pjesëtar i shkollës së  së liberalëve në art e letërsi. Njohës dhe vëzhgues i hollë i psikologjisë së njeriut bashkëkohor, protagonistët e veprave të tij letrare janë mbartës të psikologjisë së kohës së tyre, të përditshmërisë sonë, të raporteve jetësore, etike, morale, filozofike dhe ekzistenciale që ndërtohen në kohën dhe hapësirën e botës shqiptare. Emigrant në tokën helene prej shumë vitesh, ai është dhe një misionar i shqiptarizëms në dhe të huaj, me kontributet e tij për ndriçimin e kulturës shqiptare, të botimeve, të mbajtjes gjallë të gjuhës shqipe dhe të vlerave të botës shqiptare. Romani “Letra nga Spanaja” është një rrëfim i ngjeshur në vetën e parë, ku graviteti narrativ shkrihet në shtresimet e ngjeshura filozofike, tekstore dhe nëntekstuale, me një stil dinamik dhe të përpunuar mjeshtërisht. Parabola fabuleske e shpirtrave komunikativ dhe afektiv ndërmjet babait, nënës dhe birit, një trinitet ky i kudogjendur në çdo faq e të romanit, në zhvillimin e rrëfimit, shërben dhe si strukturë formale e ndërtimit të veprës. Me anë të mendimeve, kujtimeve e ndjesive, me anë të thyerje retrospketive, kohën e ndjekim në dy aspekte: në kohën objektive dhe në kohën trillere. Koha trillere (subjective) është një kohë brenda shkrimtarit, një kohë iracionale, me një bing-bang ndjesor dhe emocional, duke e shpërfillur kohën e jashtme objektive me handikapët e saj. Elementët biografikë gërshetohen me tablotë mistike e historike, ku raporti mes të mundurës dhe të ndodhurës nuk ka kufij të prerë dhe shkrihen e interferohen në mënyrë magjike tek njëra –tjetra. Autori nënnvizon në mënyrë nëntekstuale, nëpërmjet gjallimit të linjave të këtij romani modern se në një shoqëri konsumi, si kjo e jona, veset dhe cenet që prekin çdo qelizë të jetës, deri dhe raportet më të afërta njerëzore, e kthejnë njeriun në një robot të instinkteve të tij, duke e kthyer kërkimin e përmbushjes së unit në një soj patologjie kolektive. Rrëfimi nuk përcillet në mënyrë horizontale por vertikale dhe ka në thelb të tij zhbirime të holla psiko-etike, filozofike dhe morale, pa rënë në ansjë rast në moralizime dhe shtampa. Vështrimi i shkrimtarit në botën e protagonistëve, në ‘lëndën e parë” që bën objekt të shqyrtimit romanesk, është një vështrim i hollë psikoanalitik, ku karakteret  në raportet prind-fëmijë jepen me peneleta të një realizmi të thellë, që shkon drejt ngjyrës gri. Kësisoj, lehtas mund të konstatohet në kapitujt e veprës se si tregimi i personazhit kryesor Eduardit dhe babait, shndërrohet në një akt diadaktiko-pedagogjik, për më tepër në një promotor themelor, me anën e të cilit riciklohet dhe zgjerohet në kohë dhe hapësirën globale koncepti i jetës njerëzore, si një dualitet dhe luftë e përjetshme brezash. Duke shtjelluar më tej mendimin, mund të themi se koncepti filozofiko- pedagogjik, që mishrëohet në rrëfimet prindërore të babait dhe nënës, nuk janë thjesht rrëfime me karakter formal dhe që mbartin thjeshtë nocione estetike, por ato përfshijnë në gamën e tyre kërkime të rrafsheve horizontale e vertikale të kohës së sotme, duke evidentuar faktorë objektivë e subjektivë, të cilët e bëjnë njeriun modern bashkëkohor të frustuar e të rrumbullakosur në shije, për shkak të presionit të botës së konsumit. Dialogjet, monologjet, pëzierja dhe shpesh shkrirja e tyre në fonksion të nëntekstit, janë kumte simbolike e parabolike  që zhvillohen në hapsirë e në kohë, duke evidentuar problematikat e shoqërive të hapura. Romani “Letra nga Spanja” të impresionon me rrëfimet filozofike të psikologjikës njerëzore, materializuar në konceptet familjare duke e ngjeshur romanin me ekstrakte ku fiksmi dhe trilli përqasen në obsione reale të qenies inteligjenteme emrin njeri. Teknika e të shkruarit të romanit është një teknikë moderne, ku mbisundon e nënkuptuara dhe ku mes realitetit e imagjinatës shkrihen kufijtë në një lojë të pambarimtë interferimesh stilistike dhe kalkulimesh gjuhësore. Në këtë sens, retorika që ngjeshet në faqet e romanit me anë të letrave, ndërthuret me ngjarjet e ndodhitë në retrospektivë, shkrirë e gjitha në filozofinë psikoanalitike moderne  shoqërore. Ndryshe nga format klasike të romanit, me të cilët jemi mësuar, në romanin e Mihos na përqaset një risi, një rend disi i përmbysur strukturor e  kompozicional, ku gjithçka vërtitet rreth një personazhi, Edit dhe dy prindërve të tij. Figura prindërore në këtë roman vjen më e plotësuar nga sa jemi mësuar të shohim ngahera; figura e babait dhe e nënës na përcillen në një këndvështrim tjetër, në një vektor këndvështrimi më të gjerë, me më shumë anekse psikologjike e psiko-analitike.