Rreziku nga erozioni, ekspertët: Masa për ruajtjen e pyjeve

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

 

I gjithë qarku i Elbasanit po rrezikon nga fenomeni i erozionit, kjo për shkak të kontrabandës së lëndës drusore është shqetësuese për ministrinë e mjedisit. Specialisti Arsen Proko ka kërkuar bashkëpunimin e rojtarëve të pyjeve, të komunitetit në veçanti dhe të policisë së rendit për ndalimin e prerjes së paligjshme të masiveve pyjore për të shmangur gërryerjet nga erozioni. “Ndërkohë që ka një sipërfaqe të degraduar, të parehabilituar, shpesh herë me erozion. Do ndërtohet një fidanishte 40 ha për të intensifikuar pyllëzimin, për të rehabilituar terrenin, për të vlerësuar shtratet e lumenjve që sot janë bosh, po rrezikojnë dhe erozionin e tokave të bukës”, tha Arsen Proko, Drejtor Drejtorie në ministrinë e Mjedisit. Si masë paraprake për frenimin e shpyllëzimit qeveria ka bërë uljen drastike të numrit të kompanive shfrytëzuese të pyjeve nga 250 që kanë qenë më parë, në 17 që funksionojnë sot.  “Ka qenë një praktikë për mua e gabuar e cila ka ndihmuar në degradimin e pyjeve, që kompanitë që punojnë gjejnë leje shfrytëzimi vetëm për një vit dhe nuk e di se çdo të bëhet me ta vitin tjetër. Ne do të vendosim mekanizma të tilla që tua japim për një kohë të gjatë në përdorim, në mënyrë që kompania jo vetëm të presë, por dhe të mirëmbajë rrugët, ta mbrojë nga zjarri, ta mbrojë nga ndërtimet dhe të bëjë të gjitha punët e parashikuara në planin e menaxhimit”, tha Proko. Si pasojë e rrëshqitjeve të tokës janë rrëzuar dhjetra shtëpi në fshatrat e Elbasanit ndërsa në pyllin e Krastës mbi qytet po si pasojë e erozionit janë dëmtuar më shumë se 200 pemë.

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

Comment here