Rreziku që vjen nga bimët medicinale / Flet Islam Cani
Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

INTERVISTË/ Flet Islam Cani, kreu i Shoqatës së Konsumatorit Shqiptarë

Tregtimi i bimëve medicinale në rrugë, mungon kontrolli për shitësit ambulantë. Ambalazhi plastik, stimulon shfaqen e sëmundjeve kancerogjene. Masat që duhet të merren për eliminimin e këtij fenomeni

Në çdo cep të rrugëve të kryeqytetit të zë syri tregtar ambulantë që shesin bimë medicinale në rrugë. Ndonëse kjo një veprimtari e paligjshme, këto bimë mund të shfaqin një rrezik të madh tek organizmi i njeriut, kjo pasi tregtohen në kushte tejet të këqija. Ekspozimi i tyre për një kohë të gjatë në diell, në mes të pluhurit, i heq atyre vetitë kuruese dhe shton rrezikun për komplikacione të tjera tek njeriu që i përdor ato.

“Tashmë është kthyer në fenomen tregtimi i shumë produkteve nëpër tregje ambulante. Kjo vlen dhe për bimët medicinale që tregtohen në rrugë. Njerëzit kanë nevoja ashtu sikurse për ushqimin për të bërë korrigjimin e shijes së ushqimit, por dhe si shtesa voluminoze. Gjithashtu ata realizojnë blerjet e këtyre produkteve për ti përdorur dhe në formë të lëngshme të çajrave, por nuk gjen informacionin e duhur për këto produkte, këshillimin, njohuri për përmbajtjen e tyre (kimikate), dhe nëse përdorimi i tyre bie në reaksion me të tjerat.”-kështu shprehet gjatë një interviste për gazetën “Republika”, Islam Cani, kreu i Shoqatës së Konsumatorit Shqiptarë.

Kreu i SHKSH, Cani bën me dije më tej se përdorimi i këtyre produkteve sjell një sërë komplikacionesh në organizmin e njeriut.

Doktor ç’mund të na thoni në lidhje me shitjen e bimëve medicinale nëpër tregje ambulante, a mbart rrezik një fenomen i tillë ?

Tashmë është kthyer në fenomen tregtimi i shumë produkteve nëpër tregje ambulante. Kjo vlen dhe për bimët medicinale që tregtohen në rrugë. Njerëzit kanë nevoja ashtu sikurse për ushqimin për të bërë korrigjimin e shijes së ushqimit, por dhe si shtesa voluminoze. Gjithashtu njerëzit realizojnë blerjet e këtyre produkteve për ti përdorur dhe në formë të lëngshme të çajrave, por nuk gjen informacionin e duhur për këto produkte, këshillimin, njohuri për përmbajtjen e tyre ( kimikate ), dhe nëse përdorimi i tyre bie në reaksion me të tjerat. Në asnjë vend tjetër nuk bëhet tregtimi në rrugë, nga njerëz jo profesionalë. Ndërkohë, rrezik paraqet dhe ambalazhi i qeseve plastike, të cilat përdoren për të paketimin e bimëve medicinale. Këto qese mund të jenë stimulues të mirë të shumë shfaqjeve kancerogjene, pasi në kontakt me këto bimë, qesja plastike mund të çlirojë gazra dhe kimikate të dëmshme. Po marrim në shqyrtim shtesat e auditivëve që sot gjenden kudo në rrugët e frekuentueshme, me qëllim që të bien sa më shumë në sy me produktet e tyre duke bllokuar njëherazi dhe trotuaret.

Këta të ashtuquajtur tregtarë nuk ju mungon sjellja dhe shpesh herë dhe kompetentë në kthimin e përgjigjeve kur konsumatorët pyesin mbi të dhënat e produktit që ata tregtojnë duke u shprehur se janë produkte që i kanë mbledhur vetë, kështu të qartësojnë dhe sigurojnë për ambalazhimin, për ruajtjen me një prezantim  të mirë për mallra e produkte të sigurta. Por duhet thënë se asgjë nuk është e vërtetë.

Në produktet që tregtohen në rrugë, jepen detaje sa i takon këshillimit, përdorimit dhe efektet që mund të kenë këto bimë në organizmin e njeriut ?

Po për sa i përket mënyrës së këshillimit, të përdorimit, të efekteve të këtyre produkteve, mungojnë etiketat të cilat mund të shpjegojnë të dhëna të tilla. Ndonëse në shumë prej këtyre bimëve ka disa etiketa të përgjithshme, asgjë nuk shpjegohet me detaje. Këta tregtarë janë të pa aftë për të qartësuar dhe jo vetëm që nuk i njohin por dhe nuk dinë të bëjnë marketing, e jo më të bëhet fjalë për efektet e tyre.

Cili është historiku i aditivëve dhe roli i tyre ?

Aditivët njihen dhe janë përdorur që në kohën e lashtësisë si për përdorim ushqimi ashtu dhe për kurim, të cilat dhe sot luajnë një rol të rëndësishëm në mjekësinë popullore dhe si shtesa në ushqimet. Mosnjohja e tyre është rrjedhojë e tregtimit thjeshtë, pra të një lloj biznesi fitimi, jo kompetentë për të treguar vlerat që kanë këto produkte.

Gjithashtu këta tregtarë nuk dinë dhe nuk kanë informacion të saktë mbi vendin e mbledhjes së këtyre bimëve, të ruajtjes së tyre në një vend të pastër. Ata nuk kanë njohuri mbi mënyrën e paketimit dhe të ambalazhimit të produkteve, këtë e tregon përdorimi i qeskave plastike pa ditur dëmin që sjellin ato për një kohë të gjatë. Por jo vetëm kaq, por për këtë lloj plastike nuk dihet ku merret e ku mblidhet.

Në këtë lloj tregtimi një mangësi është dhe mënyra e punësimit të  punonjësve që nuk e njohin këtë lloj shërbimi dhe që nuk janë të pajisur me libreza shëndetësore, ndonëse këta punonjës përgatisin produkte për shtesa ushqimore dhe si aromatizues e kurative për një masë të madhe të përdoruesve të këtyre produktesh.

Cilët janë efektet negative të këtyre bimëve ?

Kur themi se këto bimë përdoren si kurativë –duam të sqarojmë se personi tregtues duhet të jetë në gjendje të këshillojë konsumatorin përdorues mbi efektet që kanë  si psh; në një të sëmurë nga Hipertonia, nuk duhet të përdorë ushqime që korrigjohen me shijen e kripës ose të specit, sepse  këta korrigjues e rrisin tensionin e gjakut. Gjithashtu ata janë të dëmshëm dhe për të gjithë ata që vuajnë nga zemra. E kundërta ndodh nga një aromatik siç është hudhra, për ata persona që vuajnë nga tensioni i ulët ose që vuajnë nga sëmundjet e veshkave. Ndërkohë ka shumë produkte siç është çaji i malit, çajra të tjera bimorë, të cilët ndikojnë tek sytë, në tension, sepse ata përmbajnë kafeinë, pra kanë nevojë për informim dhe për këshillim nga personat që ai merr këtë lloj produkti. Në numrin e madh të tregtimit të këtyre produkteve ne thjeshtë trajtuam disa shembuj.

Gjithashtu një vëmendje kërkojnë dhe kërpudhat e thekrit, elbit, të grurit, të cilët kanë cilësinë e dhënies së efekteve euforike, tek personat që e konsumojnë. Sikurse është dhe bima e valerians, pra e familjes së opiumit që kur nuk përdorën saktë, e kalojnë njeriun në gjendje hipotonike, toksike e më gjerë dhe janë të dëmshëm për organizmin. Këtu përmendim dhe bimën e shtarit (rrënjë e fortë, bimë medicinal) dhe lule basanin, të cilat janë po aq të mira e kuruese, por nëse ato përdorën në doza të mbi shtuara, atëherë  janë te dëmshme. Deri tani folëm për aftësitë përdoruese e këshilluese, por të mos harrojmë dhe vetitë e tjera të rëndësishme si;

  • tregtimi në rrugë pa asnjë lloj mbrojtje por direkt në pluhurat e rrugës dhe të ambientit ku shiten;
  • ruajtja e tyre në vende jo të përshtatshme;
  • lagështia që krijohet nga mos respektimi i rregullave;
  • myku që është një nga sëmundjet e hershme të organizmit, por e heshtur dhe stimuluese për sëmundjet e tjera, kjo ndodh shpesh herë nga mos ruajtja e produkteve në kushte e mira. Kjo gjë ndodh në disa produkte si: mustaqet e misrit, qepa, hudhra (që kanë cilësinë e krijimi të disa parazitëve), speci kur nuk thahet mirë, oshafet e ndryshme si ato të kumbullave, të fiqve të tharë, pastërmaja (mishi i thatë);
  • ambalazhimi me qeska jo higjienike;
  • rënia në kontakt me kimikatet e rrugës dhe me agjentët mikrobikë;
  • qëndrimi për një kohë të gjatë në diell, të cilët ndikojnë jo vetëm në ç’ngjyrim të produktit por dhe në humbjen e vlerave ushqyese ( acide dhe sasive vajore që ka vetë bima), pra të skadimit të produkteve.

A përputhet çmimi përkundrejt mallit /produktit ?

Duhet thënë se çmimi i këtyre produkteve nuk përputhet fare me kushtet në të cilat ofrohet shërbimi kundrejt konsumatorit. Jo më pak rëndësi për këto produkte, ka rol dhe pesha e tyre, çmimi, data e skadencës, sepse këto lloj produktesh nuk ju dihet as origjina, as grumbullimi, e ruajtja.

Çmimi i këtyre pakove, pra një produkt apo shërbim  vendoset në përputhje me kohën, koston e produktit dhe të punës, si dhe vlerat e saj. Në këtë rast nuk përputhet asgjë me çmimin që këta shitës vendosin përkundrejt mallit. Akoma më keq kur në nuk jemi të sigurt në vjeljen e tyre, në ruajtjen, në magazinimin, dhe mënyrat e ruajtjes, të paketimit të shpërndarjes etj.

Ç’mund të na thoni në lidhje me kushtet në të cilat këto produkte ruhen ?

Duhet thënë se nga informacionet që ne kemi si shoqatë, këto produkte nuk ruhen dhe magazinohen në vende të sigurta ku ka kushte të mira higjeno-sanitare. Ndodh që kur këto lloj produktesh nuk ruhen në kushte të mira dhe kanë porosi për jashtë shtetit – atëherë ato tregtohen në rrugë pa asnjë lloj autorizimi dhe profesionalizmi, mund të themi se këtu ndikojnë dhe grosistët. Abuzime ndodhin shpesh me këto produkte kurative si: shitja e produkteve të fierit të zakonshëm si fier guri me veti mjekuese.

Cilat janë propozimet e shoqatës suaj në lidhje me këtë problem ?

  • SHKSH sugjeron që të ketë disa pika shitje me kushte të mira, sikurse ato ushqimoret me të gjitha parametrat;
  • Tregtuesi të jetë i mirë informuar dhe i trajnuar për efektet që ato kanë dhe japin;
  • Meqenëse në vendin tonë ka shumë farmaci, atëherë këto lloje prodhimesh mund të kalojnë në këto subjekte;
  • Të rritet kontrolli me të njëjtat kërkesa si për ushqimin dhe për barnat mjekësore;
  • Organet përkatëse duhet të përcaktojnë rregullat, standardet që ato të kenë efektin ligjor; – Tregtuesit duhet të jenë të pajisur me libreza shëndetësore  si të gjitha tregtarët e tjerë;
  • Sektorët përkatës qoftë dhe vetë prodhuesi apo biznesi, duhet të vendosin rregulla për kultivimin, mbledhjen, paketimin, ruajtjen e tregtimin e tyre;
  • Të informohen se si veprojnë vendet e tjera për këto lloj produktesh, kjo pasi në të gjitha vendet evropiane e më gjerë, ata përpunohen dhe bëhen në forma tabletash e kapsulash, pra kanë siguri përdorimi për përdoruesit.

*Ky artikullu publikua fillimisht ne Mars 2012 për Gazeta Republika

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin