Rriten çmimet, INSTAT: Marsi shtrenjton ushqimet

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

Gjatë muajit mars, mallrat e shportës u kushtuan më shumë shqiptarëve se sa një muaj më parë. Ata kanë harxhuar më shumë para për të të bërë të njëjtat shpenzime mujore, pasi çmimet e ushqimeve, kryesisht frutave dhe zarzavateve u rritën. Por më pak u kanë kushtuar veshjet dhe këpucët, pasi marsi është një sezon uljesh. Inflacioni në mars arriti në 2.4 %. “Indeksi i grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” shënoi një rritje prej 1.2 për qind. Rritja më e madhe prej 5.4 për qind vërehet në nëngrupin “fruta”. Këtu mund të përmendim rritjen e çmimit të mandarinave me 18.9 për qind, dardhëve me 11.5 për qind, portokalltëve me 8.2 për qind, kivit me 4.6 për qind, etj. Çmimet në nëngrupin “zarzavate përfshirë patatet” shënuan një rritje prej 4.1 për qind. Këtu mund të përmendim rritjen e çmimit të sallatës jeshile me 35.0 për qind, karotës me 28.9 për qind,lulelakrës me 25.2 për qind,domateve me 11.5 për qind, si edhe uljen e çmimeve të kastravecëve me 15.4 për qind, spinaqit me 12.2 për qind, patëllxhanëve me 9.1 për qind, etj.”,- tha Irena Lumi, INSTAT. Rritje të lehtë kanë shënuar edhe çmimet e sheqerit, mishit, qumështit dhe djathit. Çmimi naftës është ulur me 0.1 për qind. Dhe grupi mallra dhe shërbime të tjera” ka shënuar një ulje prej 4.6 për qind, ndryshim ky që ka ardhur kryesisht si rezultat i uljes së tarifave të sigurimit të automjeteve.

 


Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

Comment here