Shopping Cart 0 items - $0.00 0
Shopping Cart 0 items - $0.00 0

Rritet tensioni në gadishullin korean, pas kërcënimeve të Penianit

Rritet edhe më shumë tensioni në gadishullin korean pas kërcënimeve të Penianit. Koreja e Jugut ka premtuar një kundërpërgjigje të fortë ndaj çdo agresioni që vjen nga veriu. Duke folur para zyrtarëve të mbrojtjes presidentja koreano-jugore tha se i ka marrë shumë seriozisht kërcënimet e Penianit. “Nëse ka ndonjë provokim kundër Koresë së Jugut dhe popullit të saj, do të ketë një përgjigje të fortë pa asnjë konsideratë politike”,-tha presidentja. Të shtunën Koreja e Veriut ka hyrë në gjendje lufte me Jugun, ndërsa lideri koreano-verior Kim Jong-un premtoi përforcimin e arsenalit bërthamor. Një ditë më pas, SHBA dërguan forcat sekrete amerikane në Korenë e Jugut. Avionët amerikanë F22 fluturuan nga Japonia drejt bazës ajrore Osan, si pjesë e nje stërvitjeje të përbashkët ushtarake me Korenë e Jugut, ndërsa vetëm pak ditë më parë SHBA zbarkuan avionët B2 dhe B52, të cilët kanë kapacitete bërthamore. “Koreja e Veriut nuk do të arrijë asgjë me kërcënime dhe provokime, por do të izolohet edhe më shumë, duke dëmtuar përpjekjet ndërkombëtare për paqe dhe stabilitet në gadishull”,-deklaroi një komandant ushtarak amerikan në Seul. Gjatë ditëve të fundit, Peniani ka lëshuar një sërë paralajmërimesh për sulme në SHBA dhe Koresë së Jugut, si një përgjigje ndaj sanksioneve të OKB-së, të cilat erdhën pas testit bërthamor të muajit shkurt.

Leave a comment