Rritja e investimeve në vend, ministri Naço takim me investitorë italianë

Ministri i Ekonomisë Nasip Naço është takuar sot me senatorë dhe investitorë italianë. Rritja e investimeve italiane, krahas fushës energjitike dhe në fushat e tjera ishte në qendër të bisedimeve. Presidenti i Komisionit të Përhershëm për Bujqësinë në Itali, Sen. Paolo Scarpa Bonazza Buora tha se investitorët italianë po shprehin interes të veçantë për Shqipërinë në aspekte të ndryshme të ekonomisë, përveç investimeve në energjetikë. Investimet e reja, theksuan të pranishmit, mund të jenë në fushën e minerareve, hidrokarbureve, peshkimit, bujqësisë dhe turizmit. Ministri i METE, u bëri të pranishmëve një panoramë të përgjithshme të ekonomisë shqiptare si dhe në veçanti të investimeve italiane në Shqipëri. Ai falënderoi në mënyrë të veçantë qeverinë e shtetit fqinj për gjithë ndihmesën e dhënë Shqipërisë, si nga ana ekonomike, politike, por edhe investuese. Sipas z.Naço, investitorët italianë duhet të jenë më të pranishëm në Shqipëri, sidomos në sektorët strategjikë të saj. Takimi u karakterizua me një frymë bashkëpunimi dhe bashkërendimi të punëve, si në Shqipëri dhe në Itali. Të dyja palët u angazhuan për rritjen e nivelit të bashkëpunimimit me qëllim rritjen e investimeve në Shqipëri në shumë prej sektorëve ekonomikë.

Comments are closed.