Rruga e amortizuar, shembje në rrugën Berat- Lushnjë

 

Në aksin nacional Berat-Lushnjë një pjesë e rrugës është shembur. Në një gjatësi prej 300 metrash është shembur një korsi e rrugës, pranë urës së Kuçit. Rruga është tejet e amortizuar dhe për këtë është kërkuar vëmendja herë pas here si dhe investime urgjente. Ndërkaq aktualisht automjetet po kalojnë në vetëm një korsi.