Rrugët më të rrezikshme në botë

0
204 lexime

Nuk ka asgjë më qetësuese se një shëtitje e ngadaltë me makinë nëpër fshat, larg zhurmës së mjeteve që lëvizin me shpejtësi të çmendur. Por veç rrugëve të qeta të fshatit, janë edhe këto rrugë të rrezikshme, ku eksperienca e udhëtimit nuk krahasohet me asgjë tjetër. Disa të ndërtuara me dorë, disa plotësisht të fshehura nga uji apo shkëmbinjtë, ja cilat janë 15 rrugët më të çmendura në botë.

Zoji La, Indi

Ladakh dhe Kashmir lidhen nga kjo rrugë 9 kiolmetërshe. Në krye të
saj. kjo rrugë është shumë  e ngushtë, edhe pse në të duhet të
shkëmbehen dy makina, pa marrë parasysh se aty duhet të kalojnë edhe
bagëtitë.

Transfăgărășan, Rumani

Kjo rrugë ndodhet në malet Karpate. Ajo arrin një lartësi prej 2034
metrash dhe është rruga më e lartë në Rumani. Transfăgărășan është e
njohur për pamjet e saj të mrekullueshëm dhe rrezikun që bart.

Autostrada Dalton, Alaskë

Autostrada e Dalton është më e izoluara në botë. Ajo është 666
kilomtera e gjatë, dhe lidh vetëm 3 fshatra të vegjël. Kjo rrugë
konsiderohet edhe si autostrada më e ngrirë në botë.

Khardung La, Indi

Sipas zyrtarëve vendorë, kjo rrugë është 5602 metra e gjatë. Rekordet
Guinness dhe National Geographic e kanë njohur Khardung La si rrugën më
të gjatë në botë.

Rruga Yungas, Bolivi

Kjo rrugë është një nga më të rrezikshmet në botë. 200-300 persona në vit humbin jetën duke kaluar këtu. Në njërin krah të saj gjenden malet, ndërsa në tjetrin shkëmbinj një mprehtë. Është e frikshme të mendosh të kalosh me makinë në këtë rrugë

Le Passage du Gois, Francë

Kjo rrugë është e kalueshme vetëm disa orë në ditë. Rruga zhytet në det pjesën tjetër të ditës. Përpara se të hysh në rrugën me gjatësi prej 4,5 km, duhen lexuar tabelat orientuese, përndryshe makina juaj mund të zhytet në ujë nga batica.

Leave a Reply

avatar
  Subscribe  
Notify of