Ruçi: Opozita ka dhënë kontributin e saj në ligjet me 3/5

Kreu i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi në fjalën e tij gjatë seancës së sotme parlamentare ka deklaruar se opozita ka dhënë kontributin e saj për ligjet që duan 3/5 dhe se mazhorancës i mungon vullneti për bashkëpunim pasi nuk do të ndëshkojë falsifikatorët e statistikave. Sipas Ruçit, debati në parlament duhet të ishte një gjë tjetër dhe jo thjesht miratimi apo jo i një neni. “Ne si opozitë se bashku me ju kemi bërë një marrëveshje me 3 vendime, 1 që brenda marsit të përfundojnë vendimet me shumicë të cilësuar brenda 15 marsit reforma parlamentare dhe në 1 mars ajo zgjedhore, për dy marrëveshjet e fundit nuk ka asnjë hap, ndërsa për të parin opozita dha kontributin e saj si për Kodin Rrugor, Hekurudhor, Detar, Civil dhe për 20 ditësh edhe për Kodin Penal, dhe ky kontribut ishte tepër profesional dhe me shumë transparencë duke kryer një proces shumë serioz me mjaft ekspertë të fushës dhe diskutimet e bëra sot jam e bindur se do i shërbejnë në përmirësimin cilësor kundër kriminaliteti”, u shpreh Ruçi. Ndër të tjera ai theksoi se qeveria në ikje i ka lënë Shqipërisë si dhuratë fenomenin e pandëshkueshmërisë, përvec borxheve e varfërisë. Po ashtu, kreu i grupit parlamentar socialist theksoi se Shqipëria nuk vuan nga mungesa e ligjit, por nga fenomeni i pandëshkueshmërisë së pushtetarëve.

 

Comments are closed.