Ruçi: Mbahet peng mandati i deputetit të PS. Topalli: Rast unik që një deputet s’vjen në Kuvend

Në seancën e sotme parlamentare, ka pasur debate mes kryetares së Kuvendit Jozefina Topallit dhe kreut të grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi në lidhje me zëvendësimin e vendit të lënë bosh në listën e deputetëve të qarkut Durrës, pas dorëheqjes së Rudina Seserit. Në fjalën e tij, kreu i grupit kuvendor socialist Ruçi e ka akuzuar kryetaren e parlamenti se po mban peng vendin e një deputeti të PS-së, për 4 muaj me radhë, pa asnjë arsye në kundërshtim të plotë me kushtetutën.

Ruçi: Po mbani peng mandatin e deputetit socialist

Do të kërkoja që ju si drejtuese e parlamentit bëni mirë që interesoheni, për dy nëpunës të një institucioni, por po mbani peng një vend vakant të një deputeti të opozitës dhe tani lexoni nenet e rregullores për të interpretuar se kur neni është për projektligj dhe kur për emërim nga parlamenti.

Topalli: Deputeti i PS-së, vinte për të votuar, humbiste mandatin

 Tërheqja e zonjës Seseri nga Parlamenti, është rasti më unik në të cilin një deputet dy vite nuk vjen fare në parlament. Unë e kam thërritur këshillin e rregullores për të shqyrtuar kërkesën që kishte ardhur nga KQZ, në atë mbledhje mungonin deputet nga maxhoranca e opozita sepse ishin të impenjuar me një proces të rëndësishëm për disa ligje që mbaheshin peng prej vitesh. Unë deputetët me forcë nuk i marr, ju ftoj të hënën në orën 12.00. meqë zoti patozi është dakort për ta shtyrë për javën tjetër, edhe votimin e shtyjmë për herë tjetër.

 Patozi: Nuk ka shkelje me procedurën

Nuk ka shkelje në lidhje me procedurën, jemi të hapur që opozita i ka të dyja opsionet, këshilli i mandateve të mblidhet ditën e hënë në orën 12.00.

Comments are closed.