Amnistia fiskale, subjektet që përfituan nga ligji

Zv/ministri i Financave, Alfred Rushaj: Shtyrja e amnistisë fiskale, e suksesshme. U falën rreth 23.2 miliardë lekë

Lista e plotë e subjekteve që përfituan falje nga borxhet tatimore dhe doganore, nga viti 2008, deri në vitin 2010. Legalizimi i parave CASH, numri i individëve dhe tregtarëve që përfituan. Automjetet e zhdoganuara dhe detyrimi tatimor që kanë paguar të interesuarit 

Zv/ministri i Financave, Alfred Rushaj, ka deklaruar në një konferencë për mediat, se shtyrja e amnistisë ka rezultuar e suksesshme dhe se gjatë këtij viti janë falur rreth 23.2 miliardë lekë detyrime që bizneset kanë pasur ndaj shtetit. Ndër të tjera, ai theksoi se bizneset nuk kanë përfituar aq sa mendohej se mund të përfitonin nga ky proces. “Biznesi ka rivlerësuar makineritë dhe pajisjet dhe kanë paguar 20 milionë lekë tatim për këtë rivlerësim. Individët kanë bërë rivlerësim të pasurisë së tyre të paluajtshme. Ata kanë paguar 1.5 miliardë lekë. Gjithashtu, individët janë treguar aktivë edhe në legalizimin e parave të tyre. Përmend punën që është bërë për faljen e borxheve tatimore. Nga fillimi i këtij procesi, deri në fund të vitit, janë shqyrtuar 108 mijë raste dhe janë falur 1.07 miliardë lekë, kurse për 2 muajt e parë të këtij viti janë shqyrtuar nga organet tatimore rreth 40 mijë raste. Nga ana tjetër, e njëjta punë është zhvilluar edhe nga organet doganore dhe janë falur rreth 12.5 miliardë lekë. Ka akoma 2 javë kohë për qytetarët, bizneset që kanë mundësi të fitojnë, kanë periudhën e tyre të fundit”,- nënvizoi ai. Ndër të tjera, z/ministri i Financave theksoi se në total kapitali që është hedhur në treg është afërsisht 165 miliardë lekë. Gjithashtu, janë falur ndërmjet qytetarëve, bizneseve, rreth 44 miliardë lekë që, në fakt, individët dhe bizneset i kanë në duart e tyre si kapital. Amnistia fiskale do të zgjasë deri në fund të këtij muaji dhe Ministria e Financave u bën thirrje të gjithë individëve dhe bizneseve të legalizojnë kapitalet gjatë kësaj periudhe për të përfituar nga amnistia.

Ecuria e zbatimit të ligjit të faljes

Ministria e Financave ka publikuar ecurinë e zbatimit të ligjit të faljes për periudhën janar – mars 2012:

– Janë legalizuar nga individët 481 milionë lekë, nga të cilat është marrë tatim në burim për legalizimin e shumës në të holla nga individët (3 për qind) shuma prej 14 milionë lekë.

– Asetet e paluajtshme të rivlerësuar për bizneset janë në shumën 361 milion lekë, nga të cilat bizneset kanë paguar vetëm 3 për qind të kësaj shume rreth 9 milionë lekë.

– Makineritë dhe pajisjet të rivlerësuar për bizneset janë në shumën 688 milionë lekë, nga te cilat bizneset kane paguar vetëm 5 për qind të kësaj shumë rreth 20 milionë lekë.

– Kanë bërë rivlerësim pasurie mbi 9 mijë individë. Shuma totale e pasurisë së rivlerësuar është 46 miliardë lekë, për të cilat individët kanë paguar vetëm 461 milion lekë, ndërsa 4.1 miliardë lekë u janë falur.


Falja e borxheve tatimore

Sa i takon faljes së borxheve tatimore, sipas Ministrisë së Financave, në total raste potencialisht të mundshme për t’u falur janë 424,439 në vlerën 57.7 miliard lekë. Në total, janë paguar deri në datë:

– 31.12.2011 – 649 raste në vlerën 232.500 mijë lekë.

– 01.01.2012 – 12.03.2012 – 180 raste në vlerë 50.783 mijë lekë

Në total, nga ana e komisionit, janë shqyrtuar dhe janë falur deri më datë:

31.12.2011 – 108.928 raste në vlerën 10.689.865 mijë lekë.

01.01.2012 – 12.03.2012 – 37.943 raste në vlerë 4.420.971 mijë lekë

Në kuadër të ligjit të faljes, janë bërë sistemime në vlerën 10.531.956 lekë.

Borxhet, deri në vitin 2008:

Falen pa pagese, biznesi i vogël

Janë shqyrtuar dhe falur deri më datë:

31.12.2011 – 29.725 raste në vlerën 1.466.179 mijë lekë.

01.01.2012 – 12.03.2012 – 5.934 raste në vlerën 284.221 mijë lekë.

Falen pa pagesë individët

Janë shqyrtuar dhe falur deri më datë:

31.12.2011 – 6.437 raste në vlerën 244,077 mijë lekë.

01.01.2012 – 12.03.2012         71 raste në vlerën 1.220 mije leke.

Falen pa pagesë, subjekte të TVSH-së

Janë shqyrtuar dhe falur deri më datë:

31.12.2011- 11.566 raste në vlerë 5.096.056 mijë lekë.

01.01.2012            – 12.03.2012 – 6.092 raste në vlerë 3.323.918 mijë lekë

Falen pa pagesë, detyrimet tatimore të papaguara deri më date 31.12.2008;

Të evidentuar janë 122,621 raste potencialisht të mundshme per tu falur në vlerën 25.2 miliard lekë. Janë falur deri më datë:

31.12.2011- 11.566 raste në vlerë 5.096.056 mijë leke (sipas nenit 19.c)

01.01.2012 – 12.03.2012- 6.092 raste në vlerë 3.323.918 mijë lekë

Borxhet tatimore të vitit 2009:

Falen kundrejt kushtit të pagesës së detyrimit në vlerën 30 për qind, 65,930 raste te evidentuara si raste potencialisht të mundshme për përfitim. Nga këto raste, duhet të paguhet vlera 1,2 miliardë lekë dhe falet shuma 17,7 miliard lekë.

Deri tani nga ana e organit tatimor janë shqyrtuar dhe falur deri më datë:

31.12.2011 – 520 raste në vlerën 1.368.008 mijë lekë

01.01.2012 – 12.03.2012- 389 raste në vlerën 43.969 mijë lekë dhe është bërë pagesa e principalit për:                

31.12.2011 – 79 raste në vlerën 133.312 mijë lekë.                                   

01.01.2012 – 12.03.2012 – 27 raste në vlerën 2.000 mijë lekë.

 

Borxhet tatimore të vitit 2010:

Falen kundrejt kushtit të pagesës së detyrimit në vlerën 50 për qind, 117,944 raste të evidentuara si raste potencialisht të mundshme për përfitim. Nga këto raste, duhet të paguhet vlera 3.1 miliardë lekë dhe falet shuma 10.4 miliardë lekë.

Deri tani nga ana e organit tatimor, janë shqyrtuar dhe falur deri ne date:

31.12.2011 – 7.216 raste në vlerën 1.256.729 mijë lekë                

01.01.2012 – 12.03.2012 – 1.055 raste në vlerën 186.084 mijë lekë dhe është bërë pagesa e principalit për:

31.12.2011 – 244 raste në vlerën 73.337 mijë lekë.

01.01.2012 – 12.03.2012- 103 raste në vlerën 39.483 mijë lekë.


Falja e borxheve doganore

Të përmbledhura:

a) Janë falur gjithsej 2.460 raste më shumë 12.546.371.594 lekë

– Viti 2011 – 2383 raste më shumë 12.531.478.994 lekë

– Viti 2012 – 77 raste më shumë 14.3892.601 lekë

b) Janë kryer gjithsej 186 raste pagesa me shumë 95.610.499 lekë ose sa 11.92 për qind e totalit të shumës për tu paguar nga e cila:

– Viti 201 – 172 raste më shumë 91.996.121 lekë

– Viti 2012 – 14 raste më shumë 3.614.378 lekë

Borxhet doganore, deri në vitin 2008:

Janë shqyrtuar dhe janë marrë vendimet për falje e shuarje të borxhit për 2.036 raste më shumë 12.328.551.373 lekë. Vendimet për falje janë marrë deri më 31 dhjetor të vitit 2011

Borxhet doganore të vitit 2009

a) Kanë kryer pagesat për plotësimin e kushtit të pagesës 50 për qind të principalit, 91 raste me shumë 23.015.306 lekë ose sa 19.91 për qind e totalit të shumës për tu paguar nga të cilët:

– Për viti 2011, janë kryer 88 pagesa më shumë 21.508.395 lekë

– Për viti 2012, janë kryer 3 pagesa më shumë 1.506.911 lekë

b) Janë shqyrtuar dhe janë marrë vendimet për falje dhe shuarje të borxhit 182 raste më shumë 92.104.687 lekë nga të cilët:

– Për vitin 2011 janë marrë vendimet për falje për 153 raste më shumë 86.113.711 lekë

– Për vitin 2012 janë marrë vendimet për falje për 29 raste më shumë 5.991.276 lekë

Borxhet doganore të vitit 2010

a) Kanë kryer pagesat për plotësimin e kushtit prej 100 për qind të principalit, 95 raste më shumë 72.595.193 lekë ose sa 10.58 për qind e totalit të shumës për tu paguar nga të cilët:

– Për vitin 2011 janë kryer 84 pagesa më shumë 70.487.726 lekë

– Për vitin 2012 janë kryer 11 pagesa më shumë 2.107.467 lekë

b) Janë shqyrtuar dhe janë marrë vendimet për falje dhe shuarje të borxhit 242 raste më shumë 125.715.535 lekë nga të cilët:

– Për vitin 2011 janë marrë vendime për falje për 194 raste më shumë 116.814.210 lekë

– Për vitin 2012 janë marrë vendime për falje për 48 raste më shumë 8.901.325 lekë

Makinat:

– Janë zhdoganuar 1.228 automjete, për të cilat janë paguar 50 për qind të detyrimit prej 260.467.982 lekë duke përfituar faljen e po kësaj shume, nga të cilët:

Për vitin 2011 janë zhdoganuar 1208 automjete me shumë 255.353.728 lekë

Për vitin 2012 janë zhdoganuar 20 automjete me shumë 5.114.164 lekë

Comments are closed.