Rusia kurorëzon Putinin President. Ish agjenti i KGB merr 60% të votave

Rusia kurorëzon sërish Putinin. Sipas të dhënave të para ish agjenti i KGB-së ka fituar 60% të votave.  Nuk do të ketë nevojë për votim të dytë. Deri më tani janë hapur 35.3 % e qendrave të votimit dhe ai është 63.5%. Ai mund të ketë rënie nga votimet e vitit 2004 në të cilat arriti të fitojë me 71.3% të votave, por është sërish president. Shifrat e mësipërme janë bërë publike nga Komisioni Qendror I Zgjedhjeve në daljen zyrtare të pak minutave më parë. Ndërkohë Putin ndodhet në një ballkon të Sheshit të Kuq përpara të cilit janë mbledhur me mijëra votues të tij. Ai tha: “U dhashë fjalën që do të fitonim dhe fituam…Lavdi Rusisë!”

Comments are closed.