Kuzhina

Salcë bazë për makarona

Salcë makaronash
Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

Si përgatitet një salcë makaronash?

Mund t’ju ketë ndodhur shpesh të blini ato kavanozët e gatshëm me salcë për makarona. Nuk ka asnjë problem, por ju tashmë mund të bëni në vetë në shtëpi salcë makaronash, ta konservoni dhe t’i ktheni makaronat në ushqimin më të shpejtë.

Përbërësit:

2 karrota
1 kokërr qepë
3-4 thelpinj hudhra
400 gr domate të qëruara (në kuti)
borzilok
2 lugë vaj ulliri

Pregatitja:

Perimet i presim në copa të mëdha (nuk është e nevojshme të grihen) dhe i hedhim në një tenxhere ku më parë kemi shtuar vajin e ullirit.
I trazojmë shpejt deri në pikën që qepa të ketë marrë pak ngjyrë.
Më pas shtojmë domatet e qëruara ( polpa ) dhe një gotë ujë.
Përbërësit fillojnë të ziejnë së bashku dhe ndërkohë i shtojmë kripë, piper sipas dëshirës dhe borzilok.
Pas rreth 10 min zierje në zjarr mesatar, të gjithë masën e grijmë në mikser duke e kthyer në një masë kremoze dhe homogjene.
E kthejmë sërisht salcën në tenxhere duke e zier edhe për pak min.
Ndërkohë që salca është e nxehtë e hedhim atë në kavanozë dhe e mbyllim menjëherë kapakun. Në këtë mënyrë kemi bërë një konservim hermetik për shkak të vakumit që krijon nxehtësia e salcës. Kështu keni krijuar salcën tuaj që mund ta përdorni edhe pas një muaji. Për një ruajtje më të mirë i vendosim kavanozët në frigorifer.

Përgatiti: Romina Ziu

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

Comment here