Salma Hayek: Kam qenë e shëndoshë dhe me akne në fytyrë

Aktorja hollivudiane, me origjinë latine Salma Hayek ka rrëfyer “sekretin e vuajtjes”, së saj në lidhje me aknet në fytyrë dhe mbipeshën, në kohën kur ishte në hapat e parë të aktrimit. Ylli latin, një ndër aktoret më të bukur të botës së aktrimit, ka deklaruar se në moshën e saj 25-vjeçare ka qenë krejt ndryshe nga pamja fizike. “Doni të flisni për problemet e fytyrës? Unë kam pasur akne. Dhe prania e këtyre akneve në fytyrën time, kanë krijuar depresion të vazhdueshëm tek unë”, ka treguar aktorja për revistën “Lucky”, në U.S. Nisur nga ky fakt aktorja gjithashtu ka rrëfyer se ajo nuk mund të dilte nga shtëpia. Por një tjetër lloj depresioni në këtë periudhë për aktoren ka qenë edhe ushqimi. “Unë kam qenë e shëndoshë. Përsa i përket botoxit? Më besoni unë munda t’i rezistoja”, vijon Hayek.