Samsung Galaxy Mega

Javën e kaluar, Samsung e ka prezantuar modelin e ri të telefonit smartphone, Samsung Galaxy Mega, i cili është në dispozicion në versione të ndryshme, në atë me ekran prej 5.8 inç, dhe tjetrin në 6.3 inç. Me sa duket, Samsung është duke pritur që Samsung Galaxy Mega të jetë edhe një pajisje tjetër e famshme e saj, pasi që kompania ka thënë se pret që ti shesë më shumë se 1 milionë njësi të Mega për çdo muaj.