Samsung Galaxy S4, androidi më i mirë

Samsung Galaxy S III është njëri ndër telefonat më të suksesshëm Android në treg, për të gjitha kohërat, mirëpo a mund të pritet që Galaxy S4 të jetë një pasardhës edhe më i denjë se kaq? Shumica e vlerësimeve të tregut thonë se diçka e tillë është shumë e pritshme, dhe se ka gjasa të mëdha se do të ndodhë. Kjo, sepse Galaxy S4 është ndërtuar në një platformë e cila i ka mundësuar kompanisë Samsung të shesë më shumë se 100 milionë Galaxy SIII, dhe se i njëjti është i pajisur me shumë karakteristika të avancuara, të cilët e bëjnë atë shumë konkurrues me pajisjet tjera rivale si HTC One apo Google Nexus 4.