Sarandë, gjendet nga kufiri grek një person i vdekur

 

Një trup i pajetë i një personi që dyshohet se ka qenë trafikant ose klandestin është zbuluar dje nga policia greke, në vendin e quajtur Doliana.  Trupi i pajetë ndodhej gjysmë i përmbysur në lumin e Gormos ndërsa kufoma u dërgua menjëherë për ekspertizë në Janinë. Pranë trupit u gjetën dhe shuma të konsiderueshme në euro. Nga shuma e eurove që janë gjetur pranë trupit të pajetë, policia ka ngritur dyshimet se personi mund të ketë qenë klandestin ose ndonjë trafikant i lëndëve narkotike që ka humbur jetën në rrethana misterioze pa përfunduar misionin e nisur.