Sarkozy: Sulmi në Tuluz u krye nga një terrorist, krimet e tij do të dënohen

“ Vrasësi donte të hiqte sa më shumë ushtarë francezë, ushtria e republikës franceze ishte në shënjestër. Kjo ushtri pavarësisht feve, veshi të njëjtën uniformë për të njëjtin vend”. Kështu është shprehur presidenti i Francës Nicolas Sarkozy, gjatë ceremonisë për tre ushtarët e vrarë në Tuluz. Sarkozy shprehu ngushëllimet për ushtarët e vrarë. “Ky regjiment i parashutistëve ka paguar një çmim të lartë gjatë viteve të fundit. Sot ky regjiment jo vetëm ka të drejtën për respektin e kombit por dhe për drejtësinë e tij, për këta njerëz që u vranë nga ky person, ka nevojë për respektin që meritojnë. Jemi këtu përpara arkivolëve të ushtarëve të vrarë nga personi që kreu aktin terrorsit. U shpreh familjeve të tyre që i gjithë kombi francez është pranë jush”, deklaroi presidenti francez. Ai theksoi se mëngjesin e së hënës terrori arriti nivelin më të lartë, kur ai vrau tre fëmijë dhe një mësues në një shkollë në Tuluz. “Komuniteti nën shënjestër ishin ushtarë, fëmijë, popull francez. Policia, sistemi i drejtësisë kanë bërë punën e tyre dhe kanë arritur të identifikojnë personin që dyshohet si vrasës dhe është i rrethuar nga forcat e policisë. Republika nuk i ka dhënë rrugë, republika ka bërë detyrën e saj. Krimet e tij nuk do të shkojnë pa u dënuar. Detyra jonë për këta ushtarë, për këta fëmijë është një detyrë kombëtare, ata u përballën me një person që zbriti nga motori për ti lënë të vrarë. Franca gjatë ditëve të fundit ka dhënë një imazh të jashtëzakonshëm, ky vrasës nuk e ka përçarë komunitetin tonë të shkëlqyer. Ky vrasës që ka sjellë vdekje e dhimbje. Ne duhet të qëndrojmë së bashku’, theksoi presidenti francez, gjatë fjalës së tij në ceremoninë e zhvilluar  për tre ushtarët e vrarë në Tuluz.

Comments are closed.