Sekretet e bukurisë: Banane, ujë kokosi dhe një gotë vitaminash

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

Dietologia Kimberly Snyder, e cila kujdeset për dietat e yjeve të Hollivudit, ka zbuluar sekretet për të pasur një lëkurë të mirë dhe pa probleme. Ajo i ka dhënë këshilla VIP-ve si Drew Barrymore apo Dita Von Teese dhe na tregon se një banane në ditë heq qeskat poshtë syve dhe uji i kokosit, na sjell në vete pasi kemi konsumuar shumë alkool. Ajo, po ashtu, thotë se njerëzit duhet të mundohen të shmangin sa më tepër prodhimet e bulmetit. Sipas saj, një gotë vitaminash duhet të përmbajë sallatë jeshile, selino, spinaq, mollë, dardhë, banane dhe lëng limoni, shkruan “Daily Mail”. “Karotat, po ashtu, kanë shumë beta-karotene, pararendës për vitaminën A, që forcon u jep ndriçim flokëve”,-thotë ajo, e më pas shton se ushqim tjetër i mirë për flokët janë farat e kungullit. Ato na japin zink, squfur dhe vitaminë A, e po ashtu kanë edhe vitaminë B.

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

Comment here