Sekreti i dietës së Adele dhe të dashurit të saj

Është cilësuar si “tepër e shëndetshme”, nga stilisti Karl Lagerfeld, ndërsa tani Adele është dobësuar. Këngëtarja dhe i dashuri i saj 36 vjeçari, Simon Konecki, kanë humbur disa kilogramë nga pesha e tyre, në krahasim me muajt e kaluar. Por si kanë arritur të dy një formë fizike të tillë, kjo falë dietës së striktë vegjetariane. Gjithashtu çifti është marrë me jogga çdo mëngjes. “Dieta ka shkuar shumë mirë për ta dhe çifti ka planifikuar që këtë dietë ta vazhdojë deri në fund të muajit prill”, kanë thënë shokët e ngushtë të këngëtares 23-vjeçare, Adele e cila ka fituar shumë çmime kohët e fundit. “Ata janë të pandarë, ata po humbasin shumë kilogramë së bashku, shkojnë në jogga së bashku dhe planifikojnë një të ardhme përkrah njëri-tjetrit. Adele ka thënë se është duke bërë punën e saj më të mirë dhe ndjehet e shëndetshme”, shtojnë ata.

 

Comments are closed.