Kuriozitete

Sekreti i lumturise! Shënimi i Ajnshtajnit shitet për 1,56 milionë dollarë

Dy shënime të shkruara nga vetë Albert Einstein që përshkruanin teorinë e tij për të jetuar lumtur, janë shitur në një shtëpi ankandi në Jeruzalem për 1.56 milion dollarë.

Ajnshtajni i dha të ashtuquajturën “recetën e lumturisë” një korrieri në Tokio në vitin 1922.

Në këto rreshta të një rëndësie historike, Ajnshtajni sugjeronte se arritja e një qëllimi për të cilin ke ëndërruar dhe punuar gjatë, nuk do të garantonte domosdoshmërisht lumturinë.

Sekreti i lumturisëjë së fizikantit ishte vlerësuar më parë rreth 5 000-8 000 dollarë, theksoi shtëpia përgjegjëse e ankandeve.

“Personi që bleu dokumentin nëpërmjet telefonit është një evropian, i cili ka kërkuar të ruajë anonimatin”, theksoi ajo.

Nga oferta e parë prej disa mijëra dollarësh, shitja ka arritur majat gjatë 20 minutave, me dy blerës potencialë duke diskutuar nëpërmjet telefonit për letrën e verdhë që mbante shkrimin e njeriut të madh.

Një jetë e qetë dhe modeste sjell më shumë gëzim sesa kërkimi i suksesit, që nënkupton një shqetësim të përhershëm”, kishte shkruar Ajnshtajni në gjermanisht.

Lexoni edhe: